Paqja me ju!
Dr. William Vendley, Sekretar i Përgjithshëm i Feve për Paqe, ka kërkuar ndihmën dhe mbështetjen tuaj për POSHTË ARMËT, Fetë për Paqe Fushata e Përbashkët për Sigurim. Fushata u kërkon qeverive të reduktojnë kolektivisht në 1% shpenzimet e tyre ushtarake dhe t’i ricaktojnë këto fonde në drejtim të zhvillimit në zonat e kulmit të varfërisë. Ne ju inkurajojmë të lexoni këtë e-mail të bashkangjitur nga Dr. Vendley dhe të nënshkruani peticionin përkatës në www.armsdown.net, dhe të ndani këtë kërkesë me të tjerët. Kanë mbetur dhe vetëm 5 ditë për fushatën ndërsa kërkesa do të paraqitet te Sekretarit i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Z. Ban Ki-moon, më 4 Tetor 2010.
Kryepiskopata e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Drejt: Kishës Orthodhokse të Shqipërisë
Tema: Poshtë Armët @ Thirrje Përfundimtare për Veprim
Data: E mërkurë, 29 Shtator 2010
Si një person i besimit, zëri juaj për paqe është vendimtar. Sot, qeveritë e botës kolektivisht shpenzojnë 1.6 trilion $USD në buxhetet e tyre ushtarake. Nga ana tjetër, miliarda njerëz vazhdojnë të jetojnë në kulmin e varfërisë.
Rrjeti i të Rinjve Fetë për Paqe Globale i është përgjigjur kësaj pabarazie me thirrjen POSHTË ARMËT! Fushata për Siguri të Përbashkët. POSHTË ARMËT! Thirrje të gjitha qeverive për të zvogëluar shpenzimet e tyre ushtarake nga 10% në një normë prej 1% në vit dhe pastaj t’i ricaktojnë këto fonde në drejtim të zhvillimit.
Kanë mbetur dhe vetëm 5 ditë për fushatën. Na ndihmoni të arrijmë qëllimin tonë të nënshkrimit para se Fushata të paraqitet te Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Z. Ban Ki-moon, më 4 Tetor 2010.
mbetem i juaji sinqerisht
DR. William F. Vendley
Sekretar i Përgjithshëm