– Ungjilli – Joani 2:12-22.

 

Pastaj zbriti në Kapernaum, ai dhe e ëma e të vëllezërit dhe nxënësit e tij, edhe ndenjën atje jo shumë ditë. Edhe pashka e Judenjve ishte afër, dhe Jisui u ngjit në Jerusalem.

Edhe gjeti në tempull ata që shisnin qé e dhen e pëllumba, edhe këmbyes monedhash duke ndenjur. Edhe si bëri një fshikull litarësh, i përzuri të gjithë nga tempulli, edhe dhentë edhe qetë; edhe derdhi monedhat e këmbyesve, edhe tryezat i përmbysi. Edhe atyre që shisnin pëllumbat u tha: Ngrejini këto këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie. Atëherë u ra ndër mend nxënësve të tij se është shkruar: “Zelli për shtëpinë tënde më hëngri”.

Judenjtë pra u përgjigjën e i thanë: Çfarë shenje na tregon, që i bën këto? Jisui u përgjigj e u tha atyre: Prisheni këtë tempull dhe për tri ditë do ta ngre.

Atëherë Judenjtë thanë: Ky tempull është ndërtuar për dyzet e gjashtë vjet, edhe ti do ta ngresh atë për tri ditë? Por ai po thoshte për tempullin e trupit të tij. Kur u ngjall pra prej së vdekurish, u ra ndër mend nxënësve të tij se për këtë u thoshte atyre; edhe i besuan shkrimit, edhe fjalës që u tha Jisui.