Apostulli – Veprat e Apostujve 3:1-8.

 

Edhe Pjetri e Joani po ngjiteshin bashkë në tempull për lutjen e orës së nëntë. Edhe po e sillnin një njeri, që ishte i çalë që nga barku i së ëmës. Këtë e vinin përditë në derën e tempullit që quhej dera e Bukur, që të lypte lëmoshë nga ata që hynin në tempull.

Ky, kur pa Pjetrin dhe Joanin se do të hynin në tempull, lypte të marrë lëmoshë nga ata. Po Pjetri bashkë me Joanin hodhi sytë mbi të e tha: Shiko te ne. Edhe ai i shikonte ata me vëmendje, duke shpresuar të marrë gjësendi nga ata. Atëherë Pjetri tha: Argjend dhe ar nuk kam; po atë që kam, këtë ta jap. Në emrin e Jisu Krisht Nazaretasit, ngrihu dhe ecë.

Edhe si e kapi atë prej dorës së djathtë e ngriti; edhe përnjëherë iu forcuan tabanet e nyjet e këmbëve. Edhe duke kërcyer përpjetë qëndroi më këmbë dhe ecte; edhe hyri bashkë me ata në tempull, duke ecur e duke kërcyer e duke lavdëruar Perëndinë.