Mensa e Kishës me një shërbimi të ri
Nga data 1 shkurt 2024, Mensa “Shërbimi i Dashurisë” në kryeqytet, në ndihmë motrave dhe vëllezërve në nevojë, nisi shërbimin më të ri. Për t’iu ardhur në ndihmë atyre që nuk janë në gjendje të shkojnë ta marrin ushqimin në mensë për arsye shëndetësore ose të moshës së kaluar, është krijuar mundësia për t’ua çuar ushqimin aty ku banojnë.
Tashmë Mensa e Kishës ofron ushqimin e përditshëm jo vetëm për ata që shkojnë çdo ditë në të por edhe 50 personave të tjerë, të cilëve po u shërbehet në shtëpi.
Le të mbështesim Mensën, për t’u ardhur në atyre ndihmë motrave dhe vëllezërve tanë!
Me kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas Mensa “Shërbimi i Dashurisë” u hap në Tiranë në vitin 2005 dhe në fillim shërbente ushqim disa herë në javë për një numër të kufizuar nevojtarësh. Dalëngadalë ajo e zgjeroi veprimtarinë edhe me ndihmën e donatorëve të ndryshëm. Deri tani ajo u shërbente me ushqim falas rreth 300 personave; (120 brenda mensës dhe 180 të tjerë që e marrin ushqimin në shtëpi), për 6 ditë në javë, nga e hëna në të shtunë. Atyre tashmë iu shtohen edhe 50 të tjerë që u çohet ushqimi në shtëpi.