– Ungjilli – Marku 7:14-24

Edhe si thirri pranë gjithë turmën, u thoshte atyre: Dëgjomëni të gjithë, edhe merrni vesh. S’ka asgjë nga përjashta njeriut që hyn tek ai që mund ta ndyjë, po ato që dalin prej tij, ato janë që e ndyjnë njeriun. Ai që ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë. Edhe kur hyri në një shtëpi prej turmës, e pyesnin nxënësit e tij për paravolinë. Edhe ai u tha atyre: Kështu, edhe ju nuk kuptoni?

S’merrni vesh se çdo gjë që i hyn njeriut nga jashtë nuk mund ta ndyjë? Sepse nuk hyn në zemrën e tij, po në bark; edhe del jashtë, duke pastruar gjithë të ngrënat. Por, thoshte se ç’del nga njeriu, ajo ndyn njeriun. Sepse që përbrenda, nga zemra e njerëzve dalin mendimet e liga, kurorëshkelje, imoraliteti, vrasje, vjedhje, lakmime, ligësira, mashtrime, shthurje, sy i keq, blasfemi, mendjemadhësi, marrëzi. Gjithë këto të liga nga përbrenda dalin dhe ndyjnë njeriun.

Edhe u ngrit prej andej e shkoi në kufijtë e Tirit e të Sidonës, edhe si hyri në një shtëpi, nuk deshi ta marrë vesh asnjeri; po s’mundi të fshihet.