– Ungjilli – Mattheu 16:20-24

Atëherë porositi nxënësit e tij të mos i thonë asnjeriu se ai është Jisu Krishti. Që atëherë Jisui zuri t’u tregojë nxënësve të tij se duhet të shkojë në Jerusalem, edhe të pësojë shumë nga pleqtë edhe nga kryepriftërinjtë e nga shkruesit, edhe të vritet, edhe të tretën ditë të ngjallet.

Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe zuri ta qortojë, duke thënë: Ki mëshirë për vete o Zot. Nuk do të bëhet fare kjo tek ti. Po ai u kthye e i tha Pjetrit: Shporru prapa meje, Satana, se më je skandal; sepse s’ke ndër mend punët e Perëndisë, po punët e njerëzve.

Atëherë Jisui u tha nxënësve të tij: Kush të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij, edhe le të ngrerë kryqin e tij, edhe le të më vijë pas.