“Të zbukurojmë shpirtin në prag të së kremtes së Krishtlindjeve”

Kushdo nga ne, te dashur besimtare, qe ka shetitur tashme qytetin tone, ka pare qe tani ka filluar te zbukurohet ne prag te festes se Krishtlindjeve. Sidomos po te shetisim ne mbremje, ne do ta shijojme akoma me shume kete bukuri te qytetit tone.

Por edhe secili prej nesh ka filluar te beje pergatitjet e tij. Cdo familje e krishtere ka filluar te beje pergatitjet e saj per festimin e Krishtlindjeve. Jemi perpjekur te veme pemen e Krishtlindjeve, te veme zbukurime te bukura, te mendojme ne vazhdimesi per festimin e drekes ose darkes se Krishtlindjeve.

Miqte qe do te ftojme, cfare do te gatuajme, cfare dhurate do te bejme per te afermit tane. Kemi filluar qe dalengadale te mendojme dhe te pergatitemi per dreken ose darken e kesaj feste te bekuar.

Ne fakt, Kisha vet na ka futur shume me heret ne pergatitjet e festes se Krishtlindjeve. Qe ne 15 Nentor, me fillimim e kreshmes se Krishtlindjeve, Kisha na futi ne mendjen tone, qe te mendojme per fillimin e pergatitjes se Krishtlindjeve.

Por, nese ne vetem fokusohemi ne gjithe gjerat e jashtme, vetem tek ato zbukurime qe renditem pak me pare, ne do te veprojme si ata njerez qe degjuam ne Ungjillin e sotem. Ne ate paravoline qe u tha kur nje njeri kishte bere nje gosti te madhe dhe ftoj miqte e tij! Dhe ata, filluan te justifikonin mos pjesemarrjen e tyre ne gosti. Njeri duke thene se bleva nje are dhe do vete ta shikoj, dikush tjeter thote se bleva 5 pende qè dhe dua ti provoj ato. Nje tjeter thote se sapo jam martuar dhe dua te qendroj me gruan time. Keshtu te gjithe ata qe ishin te ftuar, nuk moren pjese ne gosti, por te gjithe ata qe nuk ishin ftuar moren pjese dhe e shijuan ate gosti.

C’do te na thote kjo?

Ne shpesh here fokusohemi ne gjithe keto gjera te jashtme te festimit te Krishtlindjeve por harrojme ate qe eshte me esencialja, me e rendesishmja brenda festimit te Krishtlindjes, festimit te se kremtes se lindjes se Shpetimtarit tone!

E gjitha periudha e kreshmeve kete qellim ka, te pergatitemi shpirterisht qe te festojme dhe kete te kremte.

Si e bejme kete festim?

E bejme duke pergatitur shpirtin tone ashtu sic bejme pergatitje per te stolisur te gjithe shtepine tone, qytetin tone, vendin tone. Ashtu pergatitim edhe ne shpirtin tone, stolisim ate dhe e pastrojme me lotet tona, me pendimin tone, me rrefimin tone dhe e zbukurojme me virtytet e tjera: te faljes, te dashurise dhe te bamiresise!

E zbukurojme ne menyre te tille, qe ne te festojme te kremten e Krishtlindjeve! Dhe me kulminantia dhe pika me kryesore eshte qe ne diten e Krishtlindjeve, te marim pjese ne Liturgjine Hyjnore dhe te marim pjese ne kungim me trupin dhe gjakun e Krishtit.

Te shijojme gostine qe na fton Zoti te shijojme ne kete te Kremte!

Pa dicka te tille, nese do te bejme te gjitha ato gjerat e jashtme dhe nuk do te shikojme kete pjesemarrje ne festimin e se kremtes, atehere ne do te bejme si ata njerez qe bejne nje dasem, por pa dhenderrin dhe pa nusen.

Do te festojme Krishtlindje, pa Krishtin! Do te jete nje fatkeqesi e madhe per neve, kur Zoti na ka thirrur ta shijojme gostine e Tij dhe ne ta refuzojme gostine e Zotit!

Do te jete tragjike per neve nese do te degjojme zerin e Abrahamit, ashtu sic e degjoi ai i pasuri ne paravoline qe thame me Llazarin dhe te pasurin, kur Abrahami i tha te pasurit:” Biri im ti i shijove te gjitha te mirat ne jete. Qendro aty ku je ne vendin e mundimeve”.

Do te jete tragjike nese degjojme te njejten gje edhe ne, te njejtin ze te Abrahamit kur te na thote qe: “Ti u kujdese per te gjitha gjerat e botes. Dhe per ate qe ishte me e rendesishmja, nuk u kujdese! Te ftova te maresh pjese ne darken time, te shijosh darken e Zotit dhe ti e refuzove ate!”

Akoma e kemi mundesine te dashur besimtare, qe ne keto dite te pakta qe na kane mbetur, te bejme pergatitjen tone shpirterore. Ta pastrojme, ta zbukurojme dhe ta festojme e ta shijojme gezimin e Krishtlindjeve.

Lusim Zotit te na gjeje kjo feste me paqen dhe gezimin e Zotit dhe ne te gjithe se bashku ta shijojme lindjen e Zotit. Amin!

Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, +Nikolla, E Diela e XI-te e Lukait dt. 1212/2021