APOSTULLI – 1 Timotheut 6:11-16.

Po ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto; edhe ndiq drejtësi, shpresëtari, besim, dashuri, durim, butësi. Lufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën edhe u thirre edhe rrëfeve rrëfimin e mirë përpara shumë dëshmitarëve.

Të porosis përpara Perëndisë që u jep jetë të gjithave, edhe përpara Krishtit Jisu që dëshmoi në ditët e Pont Pilatit rrëfimin e mirë: Ruaje porosinë të papërlyer, të paqortueshme, deri në shfaqjen e Zotit tonë Jisu Krisht, të cilën në kohën e caktuar do ta tregojë i lumuri dhe i vetmi Sundimtar, Mbreti i mbretërve edhe Zot i zotërve, i vetmi që ka pavdekësi dhe që rri në dritë të paafrueshme, të cilin asnjë nga njerëzit nuk e pa, as mund ta shohë; të cilit i qoftë nder e pushtet i përjetshëm. Amin.