UNGJILLI – Mateu 9:9-13

Edhe duke shkuar Jisui andej, pa një njeri që thuhej Matthe, duke ndenjur në doganë. Dhe i thotë: Eja pas meje. Edhe ai u ngrit e shkoi pas tij. Edhe tek po rrinte në mësallë në shtëpi të Matheut, ja tek erdhën shumë tagrambledhës e fajtorë, dhe rrinin bashkë me Jisuin dhe me nxënësit e tij. Edhe Farisenjtë kur panë, u thanë nxënësve të tij: Përse mësuesi juaj ha bashkë me tagrambledhës e me fajtorë? Po Jisui kur dëgjoi u tha atyre: Ata që janë të shëndoshë s’kanë nevojë për shërues, por ata që kanë keq. Edhe shkoni e mësoni ç’është “Dua përdëllim, e jo theror”, sepse s’kam ardhur të thërres të drejtë, por fajtorë në pendim.