UNGJILLI – Llukai 6:24-30

Po mjerë ju të pasurit, sepse e morët ngushëllimin tuaj. Mjerë ju të ngopurit, se do të keni uri. Mjerë ju që qeshni tani, se do të mbani zi e do të qani. Mjerë ju, kur gjithë njerëzit të flasin mirë për ju; sepse kështu ua bënin edhe profetëve të rremë etërit e tyre.

Por ju them juve që dëgjoni: Duajini armiqtë tuaj; bëjuni mirë atyre që ju urrejnë; bekoni ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që ju keqtrajtojnë. Atij që të të godasë në faqe, ktheji edhe tjetrën, edhe atij që të merr rrobën tënde, mos i ndalo edhe këmishën. Edhe kujtdo që kërkon prej teje jepi, dhe atij që merr të tuat, mos ia kërko.