U kremtua Analipsi në të gjitha kishat.

 

Sot, 28 maj 2020, u kremtua me madhështi në të gjitha kishat Analipsi, Ngjitja në Qiej e Zotit Krisht.

Në Tiranë, në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, bashkë me Mitropolitin e Amantias, Nathanailin dhe klerikë të tjerë. U meshua gjithashtu edhe në të gjitha kishat e kryeqytetit e Kryepiskopatës, si dhe në të gjitha Mitropolitë.

Shërbesat u kryen duke zbatuar të gjitha masat higjienosanitare dhe rregullat e vendosura për periudhën e pandemisë.