Kisha jonë pranë familjeve në nevojë në periudhën e pandemisë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të përkujdeset si një “nënë e dhembshur” për më nevojtarët. Ajo lutet dhe i ka gjithmonë në qendër të veprës së saj sociale, duke falur shpresë dhe duke i ndihmuar në këto ditë të vështira. Për këtë është bërë grumbullimi dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore e materiale të tjera të nevojshme.

Edhe Mitropolia e Elbasanit, në vazhdim të një tradite të konsoliduar, është përpjekur t’i gjendet pranë këtyre familjeve duke organizuar disa nisma. Kështu, në bashkëpunim me organizatën FOOD BANK Albania, u krijua mundësia që 150 familje të përfitonin pako ushqimore dhe me detergjentë. Ndihmat u shpërndanë në Elbasan, Peqin, Gramsh, Cërrik, Kuqan, Kryezjarrth, Shelcan, Trapsenisht, Gjinar de Zavalinë.

Le të plotësojmë me vepra vullnetin e Perëndisë në tokë dhe në qiell: “..të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë” (1 Joani 3:18)

 

 

Botuar në facebook nga:
Katekizmi i Krishterë – Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit,
26 Maj 2020