“Evropa nën frikën e kërcënimit terrorist fundamentalist dhe vlera e personit e liria fetare”

 

Nga 9-12 janar 2016, në Paris u Zhvillua Forumi i V Evropian Katoliko-Orthodhoks, organizuar nga Patriarkana Ekumenike dhe Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës. Tema e këtij Forumi ishte “Evropa nën frikën e kërcënimit terrorist fundamentalist dhe vlera e personit e liria fetare”. Punimet u hapën me përshëndetjen e Arqipeshkvit të Parisit, kardinalit André Vingt-Trois dhe më pas e morën fjalën dy bashkëkryetarët e tij, Mitropoliti Genadi i Sasimës dhe Arqipeshkvi i Budapestit Esztergom. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Kishat Orthodhokse të Evropës dhe nga Konferencat Ipeshkvnore romanokatolike. Kisha jonë u përfaqësua nga Mitropoliti i Elbasanit, Hirësia e Tij, Andoni.

Pjesëmarrësit diskutuan për tema si: Dinjiteti njerëzor dhe liria fetare; Intoleranca religjioze, Diskriminimi dhe persekutimi; fundamentalizmi dhe terrorizmi i sotëm; kohezioni social dhe dukuria e frikës në Shtetin e së Drejtës, Duke parë misionin e qeverisësve dhe të Kishës; Impenjimi i Kishave në administrimin e konflikteve dhe promovimin e të mirës së përbashkët dhe të solidaritetit; Shpallja e Jisu Krishtit si përgjigje ndaj kërcënimit, si të fundamentalizmit, ashtu edhe terrorizmit. Në fund Forumi doli edhe me një deklaratë të përbashkët. At afirmuan nevojën e një qëndrimi solidar mes komuniteteve të krishtera, për të përballuar intolerancën antikristiane në rritje, si dhe rëndësinë e njohjes dhe kultivimit të rrënjëve dhe vlerave të krishtera mbi të cilat ngrihet Evropa.

Përfaqësuesit e kishave morën pjesë edhe në shërbesat e komuniteteve lokale, në takim me gazetarët etj.

 

Photo: Photo: