Dashuria për të afërmin
Mbas dashurisë për Perëndinë, urdhërimi më i madh është dashuria për të afërmin.
“Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: Duaje të afërmin tënd porsi vetveten. Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët” (Matheu 22:37-40, Marku 12:30-31, Lluka 10:27, Levitiku 19:18).
“Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta” (Marku 12 : 31).
Dashuria për të afërmin, domosdo pason prej dashurisë për Perëndinë dhe nuk mund të ketë dashuri të vërtetë të Perëndisë pa këtë.
“Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë. Ai që e do vëllanë e vet qëndron në dritë dhe nuk ka asgjë në të që e bën të bjerë. Por ai që urren vëllanë e vet është në errësirë, ecën në errësirë dhe nuk di ku shkon, sepse errësira ia ka verbuar sytë.
Po të thotë dikush: “Unë e dua Perëndinë” dhe urren vëllanë e vet, është gënjeshtar; sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh? Dhe ky është urdhërimi që kemi marrë nga Ai: ai që do Perëndinë, të dojë edhe vëllanë e vet” (1 Joani 2:9-11, 4:20-21).
Dashuria për të afërmin dhe vëllain nuk do të thotë dashuria vetëm për ata që na duan ne dhe që janë të mirë me ne. I afërmi dhe vëllai do të thotë çdo njeri pranë, çdonjëri i bërë nga Perëndia, të gjithë “për të cilin Krishti vdiq” (Romanët 14:15). I afërmi dhe vëllai përfshinë, gjithashtu, edhe armiqtë. Ky është kuptimi i parabolës së Krishtit për Samaritanin e Mirë (Lluka 10”29-37). Ky është, gjithashtu mësimi i qartë i Zotit në Predikimin në Mal.
“Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin, për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse Ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët. Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit? Dhe nëse përshendetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit? Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej” (Matheu 5:44-48).
“Por unë po ju them juve që më dëgjoni: T’i doni armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë. Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë . . . Por po t’i doni ata që ju duan, ç’meritë do të keni nga kjo? Sepse edhe mëkatarët i duan ata që i duan. Dhe në se u bëni të mirë atyre që ju bëjnë të mirë, çfarë merite do të keni nga kjo? Të njëjtën gjë bëjnë edhe mëkatarët. Dhe nëse u jepni hua atyre që shpresoni t’jua kthejnë, çfarë merite do të keni nga kjo? Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t’u kthehet aq sa dhanë. Por ju t’i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mos-mirënjohësit dhe të mbrapshtët” (Lluka 6:27-35).
Ky mësim i Jisuit përcillet, gjithashtu, në shkrimet e apostujve.
“Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. Duani njëri – tjetrin me dashuri vëllazërore . . . Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni . . . Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë . . . Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin. Sepse urdhërimet: “Mos shkel kurorë, mos vraj, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rreme, mos lakmo”, dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!”. Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit” (Romanët 12:9-10, 14-20, 13:8-10; Kr. Matheu 25:31-46).
Dashuria e vërtetë shprehet me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Ajo shprehet nëpërmjet asaj që dikush bën aktualisht në jetë. Ajo shfaqet në interesimin për të tjerët nëpërmjet të folurit dashamirës dhe bujarisë në pasuritë tokësore të dhëna nga Perëndia. Ajo zbulohet në veprat e besimit duke i mbajtur të gjitha urdhërimet e Perëndisë.
“Kushdo që urren vëllanë e vet është vrasës; dhe ju e dini se asnjë vrasës nuk ka jetë të përjetshme të qëndrueshme në vete. Nga kjo e kemi njohur dashurinë: Ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit. Dhe nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë? Djema të rinj, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë” (1 Joani 3:14-18; Kr. Jakovi 2:8-17).
Dashuria për të afërmin “si për veten” është keqkuptuar ndonjëherë. Një duhet, natyrisht, ta dojë veten në kuptimin që të jetë besnik ndaj Perëndisë dhe mirënjohës për jetën e tij. De, sigurisht, një duhet ta dojë veten në kuptimin që ai e sheh veten si të rëndësishëm në mënyrë të veçantë në sytë e Perëndisë dhe si objekt i mëshirës dhe i dashurisë së përhershme të Perëndisë. Një nuk duhet ta urrejë veten në kuptimin që ai përbuz jetën e dhënë atij nga Perëndia, duke hedhur poshtë talentet dhe dhuratat e tij ngaqë ka zili ato të të tjerëve. As duhet të urrejë veten ngaqë është mëkatar, sepse ashtu mjeshtërit mësojnë, kjo lloj vetë-urrejtje është vetëm forma e hollë e një vlere të madhe që e mburr një njeri në një shkallë gjykimi më të lartë se ajo e Vetë Perëndisë, i Cili është i mëshirshëm, i dashur dhe që fal (Kr. At Aleksandër Elçaninov, shek. 20, Ditari i një prifti Rus; At Joani i Kronshtadit, shek. 20, Jeta ime në Krishtin).
Megjithatë, një duhet patjetër “ta urrejë veten”, në kuptimin që ai përbuz dhe kryqëzon “veten e vjetër” të tij të korruptuar nga mëkati, me qëllim që të “zhveshë natyrën e vjetër me veprat e saj të këqia” dhe të “veshë njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbëlltyrës së Krijuesit të tij” (Romanët 6:6; Kolosianët 3:10).
“Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua” (Galatinët 2:20, kr. gjithashtu 5:24, 6:14).
Kjo është, gjithashtu, ajo që Krishti pa dyshim donte të thoshte kur foli fjalët më tmerruese në Ungjill.
“Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im” (Lluka 14:26).
Ky është një paralajmërim i frikshëm dhe shumë i fortë kundër të gjitha lidhjeve pasionante më të fuqishme dhe më të forta se lidhja e zjarrtë me Krishtin vetëm. Dhe pasioni më i madh nga të gjithë që e mban një prej dashurisë së Perëndisë dhe prej dashurisë për të afërmin është pasioni mëkatar për veten. Vetë-dashja e mëkatshme, thotë Shën Maksim Konfesori, është “nëna e të gjitha të këqiave” dhe “mëkati fillestar” i zemrës së njeriut.
Një duhet “ta urrejë veten” në këtë kuptim, edhe nëse duhet të urrejë familjen dhe miqtë e tij. Ai duhet t’i urrejë ata si objekt i vetë-dashurisë së tij mëkatare, që ai të mund t’i dojë ata dhe veten vërtetësisht në Krishtin.