Takimi i të rinjve orthodhoksë nga Ballkani, Serbi
Marrin pjesë edhe 5 përfaqësues nga Kisha jonë
Vijnë nga kultura të ndryshme, por marrin pjesë në adhurimin e përbashkët tek Perëndia. Ata janë unikë dhe kjo shprehet në çdo Liturgji Hyjnore.
Një grup të rinjsh orthodhoksë nga Kisha jonë mori pjesë në aktivitetin e radhës të Organizatës së Rinisë Orthodhokse Ballkanike (BOYA), që u zhvillua në Serbi, nga 7 – 11 nëntor, me temë: “Të rinjtë dhe jeta liturgjike e Kishës”.
“Ditët e shën Dhimitrit” quhej aktivitet i BOYA, duke u nisur edhe nga fakti se këto ditë zhvillohej festimi madhështor i këtij shenjti, që bëhej sipas kalendarit të vjetër (julian). Atmosfera e këtyre ditëve ishte shumë shpirtërore dhe të rinjtë orthodhoksë të Ballkanit u gjendën në “shtëpinë” e tyre të përbashkët, Kishën e Krishtit, e pasur me kaq shumë traditë dhe besnikë të kudogjendur.
|
|
Dita e parë në Beograd pati të veçantat e saj, ku pjesëmarrësit nga disa shtete të Ballkanit si: Serbia, Rumania, Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria u mblodhën së bashku në Qendrën Rinore Orthodhokse të Beogradit dhe kaluan disa orë të këndshme njohjeje me njëri-tjetrin, duke vizituar edhe disa nga pjesët më të rëndësishme të kryeqytetit. Në pasdite ata u nisën për në qytetin e Novi – Sadit, në dioqezën e Srem-it ku edhe do të zhvillohej veprimtaria. Në këtë dioqezë të binte në sy jeta e pasur kishtare dhe konsolidimi i kishave e manastireve historike, që ndodhen pothuajse në çdo kilometër. |
|
Të nesërmen, në 8 nëntor, ishte festë. Besimtarët një enorie të Sremkës festuan ditën e Shën Dhimitrit, me pjesëmarrjen e Episkopit të dioqezës, imzot Vasilin. Që në orët e para të mëngjesit qindra besimtarë ishin grumbulluar rreth kishës kushtuar shenjtorit, duke pritur fillimin e Liturgjisë Hyjnore. Krahas personaliteteve kryesore të zonës, në një vend nderi ndodheshin edhe përfaqësuesit e rinisë orthodhokse nga Ballkani, të cilët e ndoqën këtë Liturgji edhe në gjuhët e tyre.
|
|
|
|
Kleriku që përfaqësonte Kishën tonë në këtë meshë ishte atë Emanuel Lusha, i cili lexoi disa lutje në gjuhën shqipe, duke u pasuar edhe nga klerikë të kishave të tjera të Ballkanit. Pas Liturgjisë Hyjnore u krye procesioni festiv në qytet, ku me qindra besimtarë kishin mbushur rrugën nga kisha drejt bashkisë së qytetit. |
|
Në mjediset e bashkisë u zhvillua një ceremoni tjetër festive, ku për të gjithë të pranishmit në sallën e koncerteve u mbajt një takim kulturor me fjalë përshëndetëse dhe pjesë muzikore. Kjo ditë përfundoi me vizita në disa prej muzeve kryesorë të qytetit dhe bazilikat shekullore, ku çdokush mrekullohet nga ndërthurja e antikes, mesjetës dhe modernes. |
|
|
|
Dita tjetër, e premtja, iu kushtua takimeve dhe referateve nga përfaqësuesit e organizatave rinore orthodhokse ballkanike. Tema: “Të rinjtë dhe jeta liturgjike” u mbajt nga lektori i Seminarit Teologjik të Serbisë, atë Jovani, i cili theksoi se “…Liturgjia është pikturë e së ardhmes në Mbretërinë e Qiejve. Çdo Liturgji është dedikim ndaj Perëndisë dhe ne marrin pjesë në jetës e Tij, duke u transformuar”. |
|
Më pas fjalën e morën përfaqësuesit nga rinia orthodhokse e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë, midis të cilëve edhe përfaqësues nga Kisha jonë. atë Emanueli foli rreth zhvillimit të Kishës sonë gjatë 15 viteve të fundit dhe kontributit të rinisë në këtë proces. Prezantimi i grupit shqiptar u përshëndet nga të gjithë pjesëmarrësit, duke vlerësuar punën e Kryepiskopit Anastas dhe të rinisë orthodhokse, që ai e konsideron, jo vetëm e ardhmja e Kishës, por edhe si e tashmja aktive e saj. “Për hir të së vërtetës, grupi i rinisë orthodhokse nga Shqipëria edhe në këtë aktivitet ballkanik spikati me paraqitjen dinjitoze, komunikimin dhe prezantimin e shkëlqyer, konciz dhe të plotë” – tha një prej të rinjve rumunë, i intervistuar nga radio “Ngjallja”. Gjithashtu jehona e tropareve kishtare si dhe këngëve popullore shqiptare udhëtuan gjatë këtyre ditëve në disa enori të dioqezës së Sremit. Dita e shtunë i ishte kushtuar vizitave në manastire të ndryshëm si Krusedol, Jazak dhe Hopovo. Në Krusedol të rinjtë nderuan lipsanin e shën Angjelinës, bija e fisnikut Arianit dhe motër e gruas së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Gjatë takimit të veçantë që pati me të rinjtë orthodhoksë nga vendi ynë, Episkopi i kësaj dioqeze, imzot Vasili theksoi se kjo shenjtore e krishterimit me origjinë shqiptare nderohet shumë në Serbi. Edhe në Manastirin e Hopovos të rinjtë patën bekimin të nderonin lipsanin e shën Theodhor Tironit, të takoheshin me murgjit dhe të kalonin një drekë së bashku me ta. Pasdite u krye një vizitë e veçantë në Pallatin Episkopal “Sremski Karlovci”, ku të rinjtë zhvilluan së bashku shërbesën e mbrëmësores dhe më pas vizituan Seminarin “Vasilje Sremac”. Të dielën, e cila ishte edhe dita e fundit e aktivitetit, Liturgjia Hyjnore u krye në qytetin Ruma, ku të gjithë pjesëmarrësit, bashkë të rinjtë orthodhoksë nga Ballkani, adhuruan Perëndinë në gjuhët e tyre. Gjatë predikimit të tij, Hirësi Vasili përcolli mesazhin, se uniteti i të krishterëve orthodhoksë në Ballkan dhe më gjerë është dhuratë e Shpirtit të Shenjtë në Kishë. Ai falënderon edhe të rinjtë e BOYA, të cilët përmes këtyre veprimtarive japin mesazhin e dashurisë për njëri – tjetrin në Kishën e Krishtit. |
|
I. Koti




