
Në këtë veprimtari ishte i ftuar edhe Kryepiskopi Anastas, mësuesit dhe prindërit e nxënësve, të cilët ndoqën për më shumë se një orë programin festiv të përgatitur nga fëmijët e shkollës.
Të 105 nxënësit e katër klasave prezantuan këngë, recitime, humor, dramatizime dhe histori nga Lindja e Krishtit dhe pritjes së Vitit
Në fund të aktivitetit fëmijët dhe prindërit e tyre i përshëndeti edhe drejtoresha e shkollës, znj. Shanon Sakelariu, e cila tregoi për punën e madhe në kuadrin e kësaj feste si edhe dëshirën dhe devotshmërinë e stafit për të përgatitur të ardhmen e vendit me dashuri për dijen dhe kulturën.
Nxënësit e shkollës kishin përgatitur edhe një tufë me lule për Kryepiskopin Anastas, i cili mes emocioneve dhe buzëqeshjeve i bekoi ata me dashurinë dhe ngrohtësinë e Atit dhe Bariut të Kishës sonë.
Isidor Koti