Kisha e Lindjes së Hyjlindjes tek pazari i Vjetër, Përmet*

 
Nga
 
– Dr. Kostantinos Giakoumis, Byzantinist
B.A. Athens University
H.D. C.B.O.M.G.S., University of Birmingham, UK.
 
– Mr. Joan Stratoberdha, Architect
B.A. Tirana
 
 
– Përmbledhje
 
 
       Pas vlerësimit të Kishës “Lindja e Hyjlindëses” në Pazarin e vjetër të Përmetit, qëllimi i këtij artikulli është, të tregojë pikërisht vlerat e saj unike historike dhe arkitektonike. Sipas traditave vendase, kisha u ndërtua në një periudhë të panjohur, aty rreth viteve 1600. U pikturua më 1814 nga Paskal Trandafili dhe midis viteve 1816 dhe 1827 u zgjerua me kontributin e Janaq Prevezhanit. Si pjesë e domosdoshëm dhe e pandarë e Pazarit të vjetër pëmetar, kisha ndoqi zhvillimin e tij.  Si pasojë, ajo u rindërtua nga themelët më 1929 dhe u riparua mbas vitit 1941, kur pësoi dëmtime serioze nga bombardimet italiane të qytet.  Më 1967, në kohën e regimit komunist, kisha u transformua në ‘Stepëpi Kulture’.  Më 2001, kisha iu kthye komunitetit ortodoks, por në kohën e fundit (2003) autoritetet vendase e rimorën atë për ta kthyer përseri si ‘Shtëpi Kulture’, duke mos njohur vlerat e kishës.   
 
      Nga pamja arkitektonike transformimi i 1967-tës i kishës rezultoi në një pakicë ndryshimesh në strukturën e kishës. Pjesa lindore u zhmadhua në lartësi, kurse një shtesë u shtua pranë murit jugor të kishës duke përdorur atë, dritaret dhe disa hyrje të kishës u mbyllën, kurse të tjera u hapën ndërsa pjesët e brendshme dhe të jashtme të kishës u modifikua për nevojat e shtëpisë së kulturës. Megjithatë del qartë së, nën këtë që duket sot si një shtëpi kulture, në realitet ndodhet një kishë me vlerë të vëçantë, jo vetëm për historinë, por edhe për arkitekturën e saj. Kisha, pas Çlirimit (1912) si një lloj reagimi kundër kufizimeve të rregullores osmane mbi aktivitetin ndërtimor kishtar, paraqet vullnetin e popullit përmetar të konstruktojnë një kishë madhështore, duke imituar modelet paleokristiane. Kjo zgjidhjë arkitektonike mund të gjendet në përgjithësi nëpër qytete ballkanike të tjera, por në kontekstin e Shqipërisë është mjaft e rrallë, sepse ndërtime kishtarë nga kjo periudhë nuk konsideroheshin monumente kulture dhe në shumicën e rasteve u shkatëruan nga regjimi komunist.
 
       Si përfundim, kisha e Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e vjetër të Përmetit  duhet të konsiderohet si një monument, jo vetëm i popullit vendas apo ballkanik, por në përgjithësi i pasurisë botëror kulturor. Kështu, kisha duhet të ristaurohet në vlerat e saj origjinale.
 
 
 
 
 
1. Historia e Kishës:
Kisha e Lindjes së Tërëshenjtës ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe një pjesë e pandarë e pazarit të vjetër të Përmetit. Përmeti është një qytet në jug të Shqipërisë, i cili është ndërtuar në breg të lumit Vjosë. Ende nuk njihet me saktësi së  kur është përmendur për herë të parë në burimet historike; prandaj është e pamundur, që në këtë moment, të përcaktojmë datën e themelimit të qytetit. Megjithatë, Përmeti si qytet është përmendur në burimet osmane të shek. të XV-të si një qendër administrative. Që atëherë është  bërë i  mundurgjurmimi i zhvillimit të tij, nëpërmjet të dhënave të popullsisë, të nxjerra nga burimet me besueshmëri relative[1]
 
 
Zhvillimi i popullsisë së qytetit të Përmetit
 

Data

Numri i shtëpive (haneve) ose I popullsisë

Të Krishterë

Myslimanë

Burime

1431/32

 

42 hane (2-3 shtëpi për çdo hane)

42

Regjistrimi osman i tokave të vitit 1431/32.

afër.1518

136 hane (për shek. e XVI-tëafërsisht1 shtëpi për çdo hane)

136

Regjistrimi osman i taksave të vitit 1518

afër.1582

125 hane

125

Regjistrimi osman i taksave të vitit 1582

shek. i XVII-të (pjesa e II-të)

150 shtëpi

Udhëtari osman

Evliya Çelebi

1768

3.000 banorë

1.500

1.500

Dositej Obradoviç[2]

1806

700 shtëpi

F. Pouqueville, H. Holland

1829

4.000-5.000 banorë

Felix de Beaujour[3]

1830-1840

4.800 banorë

ipanjohur[4]

1856

134 (?) shtëpi

P. Aravantinos

1873

5.000 banorë

1.500

Emile Isambert[5]

1879

600 shtëpi

Kodiku i Mitropolisë së Korçës[6]

1897

1.000 familje

Kostandin Pishota[7]

1900-1912

5.000 banorë

ipanjohur[8]

 
         Pazari i vjetër i Përmetit përmendet për herë të parë në burimet osmane të shek. të XVI-të . Që atëherë, ka patur një mungesë informacionesh rreth saj deri në shek. e XIX-të, që kur kemi të dhëna konkrete në dispozicionin tonë. Sipas këtyre të dhënave, pazari i vjetër më 1830-1840 ka patur 100 dyqane. Në fund të shek. të XIX-të pati një zhvillim të konsiderueshëm; tashmë numëroheshin 180-183 dyqane . Ndërmjet 1900 dhe 1912 pazari i vjetër kishte 190 dyqane . Pazari i vjetër shpesh vuajti shkatërrime të shkaktuara nga zjarri (1865-1870, 7 Korrik 1943, 9 Tetor 1943, 28 Janar 1944 dhe 11 Qershor 1944) . Si pasojë sot nuk është ruajtur asgjë nga Pazari i Vjetër, përveç kishës së tij. Prandaj, kjo kishë është e vetmja pjesë e pazarit të vjetër që ka mbijetuar deri në ditët tona.
 
        Kisha e Lindjes së Hyjlindëses është e vendosur në pjesën lindore të pazarit të vjetër në Përmet në një lagje të quajtur “lagjja e Qoshkut dhe e Lumit”. Kjo lagje është e vendosur në pjesën lindore të bregut të lumit të Vjosës. Lagjja ishte emëruar sipas një “Qoshke” e cila ka qenë e ndërtuar në pjesën perëndimore të vendit të kishës dhe përdorej nga krerët e vendit si një vend mbledhjeje me qeveritarë zyrtarë për të bashkëbiseduar rreth çështjeve të ndryshme. Për këtë arsye sheshi i kishës quhej “sheshi i hyqymetit” (i administratës), në të cilin zyrat e nën-prefekturës, e kadastrës dhe gjyqi lokal funksionuan. Ky vend i Asamblesë u shkatërrua plotësisht nga zjarri rreth viteve 1865-1870 . Materialet e vjetra u përdorën më vonë për ngritjen e një zyre të re qeveritare, si rezultat i të cilit lagjet e pazarit të vjetër nuk e humbën kurrë rëndësinë e tyre për Përmetin. Në një dorëshkrim të shkruar prej një banori të moshuar nga Përmeti, përmendet së dikur këmbana e kishës përdorej për sahatin e pazarit dhe vetëm në vitin 1913 iu rikthye kishës. Siç do të shohim më poshtë, kisha e Lindjes së Hyjlindëses ka qenë një pjesë e nevojshme dhe e pandarë e historisë së pazarit të vjetër.
 
       Sipas Taqi Kristos kisha e Hyjlindëses në Pazar ishte kisha më e vjetër brenda qytetit të Përmetit[15].  Tempulli[16] përmendet në shënimet e kodikut të Mitropolisë së Korçës . Themelet e tij ishin bërë me kontributin e Zoto Lolit nga Përmeti në një periudhë të rrezikshme dhe trazirash, sipas St. Adhamit, për arsye të kundërvënies të ashpër të fanatikëve myslimanë. Më 1814-tën, gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës kisha u pikturua nga Paskal Trëndafilli, banor i Rupshës së Pogonit, me patronazhim (= kontributin dhe kujdesin) e Janaq Prevezhanit (ndoshta nga Prezeva, Greqi). Në mbishkrimin përkatës që u botua i përkthyer shqip, lexohet: “O Zot, ndihmo shërbëtorin tënd Janaq Prevezhani” . Më vonë gjatë viteve të kryepriftërisë së Meletit, Mitropolitit të Korçës (1816-1827) kisha u zgjerua nëpërmjet kontributet e mbledhura nga banorët vendas, të cilët jetonin e punonin si tregtarë dhe zejtarë në Pazarin e vjetër të Përmetit. Kisha e Lindjes së Hyjlindëses u ndërtua tek pazari i vjetër, në mënyrë që të shërbente në nevojat shpirtrore të zejtarëve dhe tregtarëve të Krishterë, të cilët jetonin me familjet e tyre në lagjet jo të Krishtera të qytetit.
 
       Me kalimin e kohës, kisha nuk ngeli e paprekur. Për këtë arsye dhe duke marrë parasysh përmasat e vogla të tempullit, i cili nuk mundej të vazhdonte të plotësonte nevojat e banorëve vendas, të krishterët e ndjenë të nevojshme të ndërtonin një kishë të re me përmasa më të mëdha në 1929 . Por duket së ambiciet tejkaluan fondet në dispozicion. Kjo fazë konstruktive tregohet në dy fotografi të vjetra, e para përpara përfundimit, më 1930-tën, e dyta pas atij. Sipas një dokumenti, në vitin 1941, pas bombardimeve të qytetit të Përmetit nga forcat italiane, kisha pësoi dëme të konsiderueshme . Për këtë arsye, tempulli pësoi një tjetër fazë konstruktive, kështu që u zgjerua mëtej dhe mori formën e sotme, që duket poshtë shtesave që iu shtuan atij, me qëllim që të funksiononte si ‘Shtëpi Kulture’. Prandaj në shek. e XX-të u dha përshtypja së kjo ndertesë ka qenë gjithmonë karabina duke mos patur ndonjë vlerë kulturore apo historike , kështu që regjimi komunist e ktheu atë në teatër.
 
        Stiliam Adhami, kontributit të të cilit i detyrohemi shumë, për shkak së mblodhi së bashku shumë të dhëna që i përkasin historisë së kishës së Hyjlindëses në pazarin e vjetër të Përmetit, duket së nuk ka qenë i informuar për faktin që “Shtëpia e Kulturës”, që ka funksionuar në sheshin e kishës, nuk ishte veçse një transformim i thjeshtë dhe jo i gjerë i kishës së re. Për këtë arsye ai i referohet kishës më shumë si një toponim sesa si monument; prandaj shkron: “si toponim përfshinte zonën prapa dyqaneve të pazarit të vjetër, pak a shumë rreth truallit ku është ndërtuar“Shtëpia e Kulturës” ”. I njëjti autor pranoi së të dhënat e vetme nga kisha që mund t’i shërbenin historisë dhe veçanërisht historisë së artit janë emrat e ktitorit dhe të patronit (= të sponsorve) dhe të piktorëve të tempullit në shek. e XIX-të, të cilët nuk paraqiten në asnjë vend tjetër të Shqipërisë. Faktet që na dha vetë Adhami në publikimet e tij tregojnë vlerat e kishës të cilat janë të nevojshme dhe të pandarë së bashku me kujtimet historike të pazarit të vjetër në Përmet.

 
2. Arkitektura e Kishës:

       Siç kemi përmendur më përpara, Kisha e Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e vjetër të Përmetit ka patur të paktën katër faza konstruktive. Ndryshimet që këto faza i kryën kishës u bënë për të plotësuar nevojat e zhmadhimit të ndertëses kishtare për arsyen e përmasave të vogla të saj nga njera anë, dhe nga tjetra për ‘nderim’. Studimi i arkitekturës së saj u bazua kryesisht mbi të dhëna të mbledhura në dy ekspedita, gjithashtu edhe pas kërkimeve në burime bibliografike dhe dokumentare.
 
       Faktkeqësisht, nuk disponojmë të dhëna mbi fazën e parë të konstruksionit të kishës [shih pl. ]. Sipas traditës vendase, që transmentojmë duke qenë të rezervuar, kisha u ndërtua afër viteve 1600 dhe ka qenë e vogël. Sot, asgjë nuk ka mbetur nga kjo kishë, për të cilën vetëm gërmime ose kërkime sistematike në bibliografi mund të na japin të dhëna të reja.
 
        Zhvillimi i Pazarit të vjetër të Përmetit gjatë shekullit të XIX-të dhe rritja e popullsisë së krishterë që kishin nevojë për kishën, rezultuan në zhmadhimin gradual të kishës. Faza e dytë konstruktive, që përfshinte një zgjarim i kishës, u realizua, siça thamë më përpara në kohën e Mitropolitit të Korçës Meletit (1816-1827). Një pjesë e kësaj faze konstruktive ka mundësi të ndodhet nën strukturën e sotme të kishës, ndoshta në anën lindore, ku, pas gërmimit të pjesshëm dhe eksperimental në brendësinë e kishës, u zbuluan gurë të muraturës me ngjyrë të ndryshëm nga gurë të tjerë të kishës. Sidoqoftë, vetëm pas gërmimit të suvasë së mureve dhe restaurimit të plot të kishës, mund ta mbeshtesim në fakte konkrete këtë hipotezë.
 
        Më pak së 100 vjet pas fazes së dytë konstruktive, më 1929, ndoshta për arsyen e dëmtimeve të shumta të kishës nga djegiet, si atë midis viteve 1865-1870 dhe sigurisht për shkak të përmasës së vogël të kishës që nuk kishte më mundesinë të plotësonte nevojat e shumta të krishterëve, kisha pati një fazë të tretë konstruktive. Kjo fazë ka qenë një rindërtim komplet i kishës me përmasa madhështore. Në një fotografi të vjetër, të marrë rreth vitit 1930 [fig. ], vërehej kisha përpara fundit të fazës së tretë konstruktive, që sipas vendasit i përkiste vitit 1934. Në atë kohë struktura e poshtme e kishës kishte përfunduar, por jo struktura e sipërme e saj. Megjithatë, ashtu siç paraqitet në disa fotografi të tjera të kishës, të marra pas 1934 [shih fig. ], kisha paraqitet e përfunduar. Duke u bazuar në të gjitha fotografitë, tempulli duket së ishte i tipit të bazilikës, me kupolë, me një këmbanore dy-dimensionale në lartësinë e murit perëndimor, me katër pillastra qëndrore, të cilat ndanin nefin horizontal nga nefi tërthor, ku mbështetej kupola. Ana veriore e kishës, në pjesën e lartë të saj, kishte një grup dritaresh katrore, poshtë të cilave ndodhesin tre dritare të tjera dhe një hyrje, shkalla e së cilës kishte një bazament që duket deri më sot nga jashtë. Muratura e kishës përbëhet nga blloqe të bardhë guri, të prerë dhe të përpunuar me mjeshtri. Gurët janë lidhur fort njëri me tjetrin nga një shtresë e hollë gëlqereje [fig. ]. Ky stil murature u përdor shpesh në ndërtesa të arkitekturës neo-klasike të fillimit të shek. të XX-të. Muratura e këtij stili paraqitet në pjesë të ndryshme të kishës, në murin verior dhe në atë lindor të jashtëm, por edhe në murin lindor, atë verior dhe jugor të brendshëm. Një çati dyujse, e ndryshme nga ajo ekzistuesja, mbulonte kishën.
 
        Si rezultat i përplasjes së Luftës së II-të Botërore, qyteti u dëmtua nga bombardimet italiane. Atëherë, kisha pësoi dëmtime prej 40 m2 muraturë, 60 m2 suva, 25 m2 çati dhe 15 m2 tavan . Mandej, duket së dëmtimet që pësoi Pazari i Përmetit nga zjarri (ndërmjet viteve 1865-1870, si dhe më 6 Korrik 1943, në 9 Tetor 1943, në 28 Janar 1944 dhe në 11 Qershor 1944) kishin intensifikuar dëmtimet e tempullit. Si pasojë, tempulli kishte nevojë për riparime të mëdha, që, siç duket, rezultuan edhe në zhmadhimin e kishës me një shtesë në anën perëndimore.
 
        Këto faza të njëpasnjëshme konstruktive të shek. të XX-të i krijuan banorëve vendas të sotme përshtypjen së kjo kishë mbetej gjithmonë e papërfunduar, prandaj edhe mendohej së nuk paraqiste asnjë vlerë . Kështu, më 1967, kur regjimi komunist, gjatë ‘revolucionit të tij kulturor’, konfiskoi kishat dhe manastiret në Shqipëri, kisha e Lindjes së Hyjlindëses në Pazarin e vjetër të Përmetit u kthye në ‘shtëpi kulture’. Ndërhyrjet në skeletin e kishës pas 1967-tës përfshinin: i) shkatërrimin e pjesës së lartë të kishës (kupolë, etj.). ii) Mbylljen e dritareve dhe hyrjeve origjinale (përveç atë jugore) me tulla të kuqe dhe hapjen e dritareve dhe hyrjeve të reja. iii) Lartësimin prej 2 metrash të pjesësh lindore të kishës për nevojat e fuajesë (sallës pushimi) së teatrit duke përdorur tulla të kuqe [see pl. ]. iv) Futjen i një senazhi çimentoje në një pikë të lartë të mureve për të siguruar qëndrueshmërinë statike të ndërtesës dhe për të lidhur muraturën me një mënyrë më të fortë.
 
        Pavarësisht nga këto ndërhyrje, një seri faktesh tregojnë së nën pamjen e dukshme të objektit gjendet e ruajtur forma origjinale e ndërtimit të kishës. Këto fakte janë: i) Εksistenca e fragmentit të këmbanores së ngritur në lartësinë e murit perëndimor, që mund të shihet nga zona e katit të dytë, ku qëndronin spektatorët. ii) Ekzistenca e mureve të kishës që janë të ndryshëm nga muret e shtesave (në gjerësi, në përbërjen e materialeve dhe në stilin e muratures). iii) Ekzistenca në brendësinë e kishës e harkut të pjesës lindore të saj [fig. ], që është ndoshta fakti më i qartë i ruajtjes së skeletit të kishës me gjithë punën transformuese që iu bë asaj.
 
        Ndërhyrja më e madhe që u realizua pas vitit 1967 në formën e kishës ka qenë ndërtimi i një shtese kompletisht të re gjatë murit jugor të kishës. Kjo shtesa u ndërtua me gurë, siç del qartë nga pjesat ku u gërmua suvaja për të krahasuar muraturen e saj me atë të kishës. Por cilësia e muratures së shtesave, siç u zbulua, është shumë e dobët në krahasim me atë të kishës [shih krahasimisht pl. ]. Gurët e përdorur [fig. ] janë skalitur trashë, dhe janë vendosur me një menyrë të palidhur, duke krijuar jo fuga midis tyre, si në muraturen e mureve të kishës, por boshllëqe të cilët janë mbushur me një shtresë të trashë llaçi me cilësi jo të mirë. Më tej, gjerësia e mureve të tempullit është 90cm, kurse ajo e mureve të dy shtesave, të ndërtuara pas 1967, është 60cm. Të dyja ato shtesa, gjithashtu edhe e treta në lartësinë e pjesës lindore të kishës janë qartë ndryshe nga tempulli në tip, zgjidhje funksionale dhe konstruktive, kompozim i pjesave përbërese, trajtim arkitektonike dhe dekorative të pjesës së brendshëm dhe së jashtëm, siç edhe në stil.
 
        Në fund i fundit, kisha paraqet një vlerë të vëçantë arkitektonike. Sipas historianit të shquar të histories së arkitekturës kishtare Ćurcić, aty nga fundi i sundimit osman në Ballkan, dhe veçanërisht pas tij, subjekte të krishterë të perandorisë ndjenë nevojën të rilindin madhështinë e modeleve klasike paleokristianë të arkitekturës bizantine. Rastësisht ndertimët paraqiteshin një lloj ekzagjerimi si një menyrë reagjimi kundërt kufizimet e rregulorjes osmane mbi ndërtimin e kishave dhe veçanërisht e këmbanoreve. Ky rezultoi në rizbulimin e tipit të bazilikës në përgjithësi, me ose pa kupolë. Ćurcić citon shumë shembuj të tilla, kryesisht nga qytete të mëdha të Ballkanit, përveç Shqipërisë. P.sh. në Athinë, që u çlirua në shek. e XIX-të, shumë prej kishave, të ndërtuara para ose pas pak viteve nga çlirimi, paraqesin këtë modë të arkitekturës kishtare, ndoshta me shembullin më karakteristik katedraljen e saj . veçanërisht, një tip të ri bazilike u krijua, me narteks (nganjëherë të ngritur duke përfshirë edhe ginekonit) gjatë fasadave jugore, perëndimore dhe veriore. Ky tip u paraqit për herën e parë në Selanik, në kishën e Shën Minait edhe në kisha të tjera, të gjitha të datuara nga fundi i shek. të XIX-të deri në fillimët e shekullit XX-të, duke patur parasysh së Selaniku bashkë me venda të tjera të Maqedonisë u çliruan nga sundimi osman vetëm në 1912. Nga Selaniku tipi u shërdau nëpërmjet viseve të ndryshme të Ballkanit.
 
        Rrethet krishterë ortodokse në Shqipëri nuk mbetën të larguar nga arritjet e arkitekturës kishtar në Ballkan. Katedralja e vjetër e Korçës, e ndërtuar më 1897, e shkatërruar pa dallim nga regjimi komunist ndoshta ishte shembulli më i shquar, që i përket edhe tipit të ri të bazilikës që u krijua në Selanik. Shembuj të tjera që shfaqen këtë modë të arkitekturës përfshijnë një seri ndërtimesh kishtare madhështorë, por të ekzagjeruara dhe të shpërpjesëtuar – në krahasim me kishat me të cilat ato janë ngicur – këmbanorje në rrethe të ndryshme, si në Korçë (p.sh. këmbanorja jashtë kishës së Shën Nikollës në Boboshticë më 1928, e.tj.), në Myzeqe (p.sh. këmbanorja në pjesën jug-perëndimore të katholikoit të manastirit të Ardenicës më 1925, e.tj.), në Himarrë, e.tj. Duke qenë ndërtuar pak djetëvjeçarëve përpara vendosjes së sistemit komunist, nuk u kushtua rëndësi ndërtimëve kishtarë të tillë dhe u konsideruan të parëndësishme nga pamja kulturore. Prandaj, shumica prej atyre, veçanërisht kishat, u shkatërruan për të konstruktuar ndërtime të tjera në vendin e tyre. Kisha e Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e vjetër të Përmetit është një nga të paktat, ndoshta unike, shembull i kishave të saj modë që ruhet deri më sot dhe, pra, duhet të konsiderohet si monument i vlërave të vëçanta arkitektonike.
 
        Si monument kulturor dhe fetar, ka nevojë të tërheqjë vëmendjen tonë, jo vetëm për rivendosjen e tij në vlerat e vjetra funksionale dhe fetar të tij, por edhe për restaurim. Me gjithë ato vlerat historike dhe arkitektonike, japin mëndimin së Kisha e Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e vjetër të Përmetit duhet të konsiderohet jo thjeshtë si një monument të Përmetit dhe të banorëve të tij, ose të popullit shqiptar apo të atij balklkanike, por si një monument të pasurisë botëror – kulturor.

Bibliography – Abbreviations

Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’ = Adhami S., ‘Mbi Urbanistikën dhe Arkitekturën e Pazarit të Vjetër të Përmetit’ (Sur l’ urbanisme et l’ architecture du vieux bazaar de Përmet), Monumentet, v. 2 (1982), p. 43-41 (French resumé on p. 52-53).
Adhami S., Vështrim = Adhami S., Vështrim mbi Kulturën Popullore të Trevës së Përmetit, Tiranë 2001: Ada Publications.
Adhami S., Përmeti dhe përmetarët = Adhami S., Përmeti dhe Përmetarët në Udhëpërshrkimet e të Huajve dhe në Kujtimet e Popullit, Tiranë 2001.
Adhami S., Përmeti në histori = Adhami S., Përmeti dhe Përmetarët në Faqet e Historisë – Nga Lashtësia deri në 1939, Tiranë 2001: Neraida Publications.
Giakoumis K., Monasteries = Giakoumis K., The Monasteries of Jorcucat and Vanishtë in Dropull and of Spelaio in Lunxhëri, as Monuments and Institutions during the Ottoman Period (15th-19th Centuries) in Southern Albania, Ph.D. thesis submitted at the Centre for Byzantine, Ottoman and Modern Greek Studies, The University of Birmingham, Birmingham 2002.
Inalcik H., ‘Arnawutluk’ = Inalcik H., ‘Arnawutluk’, Encyclopaedia of Islam, v. 1 (1960), p. 651-658.
Pulaha S., Popullsia e Kosovës = Pulaha S., Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVI (studime dhe dokumente), Tiranë 1983.
Pulaha S. ‘Qytetet shqiptare’ = Pulaha S. ‘Qytetet shqiptare nën regjimin feudal ushtarak osman gjatë shekujve XV-XVI (Les villes albanaises sous le regime féodal militaire ottoman au cours des XVe et XVIe siècles)’, Monumentet, v. 1 (1984), p. 17-42; French synopsis, p. 43-49.
Shkodra Z., Esnafët = Shkodra Z., Esnafët shqiptarë. (Shek. XV-XX), Tiranë 1973.
Shkodra Z., Qyteti = Shkodra Z., Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë 1984: Instituti i Historisë Ed..
 

 
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 
 
Shënime
* I detyrohemi studentëve të Akademisë Teologjike Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’, Kristaq Nikulit dhe Eleni Nanit, për ndihmën që na dhanë në përkthimin dhe redaktimin e artikullit nga origjinali në anglisht.
[1] Për popullsinë e Përmetit kemi përdorur këta botime: Inalcik H., ‘Arnawutluk’, f. 655; Pulaha S., Populsia e Kosovës, f. 651-652; Pulaha S., ‘Qytetet shqiptare’, f. 26-27; Adhami S., Vështrim, f. 22-36; ibid, Përmeti dhe përmetarët, f. 69-76; and ibid., ‘Urbanistika dhe Arkitertura’, f. 43-44, Ii cili citon të dhëna nga udhëtarë të huaj duke pa referuar burimeve të tij. Mandej, ka një kundërshtim midis të dhënave që citon nga udhëtarë të huaj dhe të dhënave citiuan prej atij duke pa referuar burimët e tij [Adhami S., Vështrim, f. 39]. Është të nëvojshëm të theksojmë së regjistrimët osmane të taksave që u përdorën këtu për shekullin e XV-të nuk i regjistrojnë zyrtarët dhe oficierët osmanë. Prandaj, popullsia e myslimanëve në Përme duhet të ishin më shumë sesa paraqiteshin në këta dokumenta. Për një krahasim i të dhënave të popullsisë në visët e Epirit (Greqi dhe Shqipëri) deri në fund i shek. XVI-të, shih Giakoumis K., Monasteries, v. II, f. 526-531. Numra të rrumbullakosura duhet të konsiderohen të pasakta.
[2] Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 37.
[3] Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 24.
[4] Cited in Shkodra Z., Qyteti, f. 200.
[5] Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 31.
[6] Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, f. 44.
[7] Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 37.
[8] Cited in Shkodra Z., Qyteti, f. 200.
[9] Shkodra Z., Esnafët, f. 35.
[10] Shkodra Z., Esnafët, f. 338; cf. Kostandin Pishota’s të dhëna të cituara në Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 39.
[11] Të cituar në Shkodra Z., Qyteti, f. 200.
[12] Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, f. 50.
[13] Për një përshkrim të vogël të pazarit dhe të vendit të kishës, shih Adhami S., Vështrim, especially f. 72-73 and plan on f. 132.
[14] Të nxjerrë nga Frashëri F. – Kajca A. – Bubësi Z. – At-Stath Melani, Pazari i Vjetër, botuar në Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 380-381.
[15] Të nxjerrë nga dorëshkrimi i Taqi Kristos ‘Me Një Plak nga Përmeti prej Tates, Tiranës, 14 Maj 1978’, botuar në Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 168.
[16] Krahasimisht, përshkrimi më i informuar mbi këtë kishë gjendet në Adhami S., Përmeti në histori, f. 146-148 (veçanërisht 147-148).
[17] Përkthimi i kodikut nga Pepo nuk ndodhej në bibliotekën e Akademisë Teologjike në Mars 2003, kur u shkrua këtë raport.
[18] Shih shënim Nr. 16.
[19] Patrinelis C., ‘Κορυτσάς Μητρόπολις’, Ηθική και Θρησκευτική Εγκυκλοπαίδεια, v. 7 (1965), f. 873.
[20] Për këta informacionë bashkuam të dhëna të nxjerra nga Adhami S., Përmeti në histori, f. 147-148 dhe nga tradita gojore vendase, të transmituara nëpërmjet priftit e enorisë së Përmetit at-Vasil. Saktësia e traditës u konfirmua edhe nga dy fotografi të vjetra, e para nga të cileve është marrë nga viti 1930, kurse e dyta pak vjet më vonë.
[21] Shih Arkivët Qëndror të Shtetit, Fondi 602 (1941), Dosja 59, fl.35.
[22] Për këta argumente, shih Adhami S., Përmeti në histori, f. 146, 148.
[23] InterlocutorBashkëfolës: The local priestPrifti vendas, father Bat-Vasil.
[24] Për fotografi të tjera të vjetra, në të cilët kasha paraqitet komplet në fazën e tretë konstruktive të saj, shih Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, p. 44, fig. 1-2.
[25] Shih Arkivët Qëndror të Shtetit, Fondi 602 (1941), Dosja 59, fl.35.
[26] Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, p. 50.
[27] Shih shënim Nr. 22.
[28] Ćurcić Sl., ‘Byzantine legacy in ecclesiastical architecture of the Balkans after 1453’, in Clucas L. [ed.], The Byzantine Legacy in Eastern Europe, New York 1988, p. 65-67.