Lajmet e Fundit

Kalendari 2026

Maj
2026
Di
Ma
En
Pr
Sh
1
Profeti Jeremia
2
Transferimi i lipsanit të Sh. Athanasit
3
E TË PARALIZUARIT
4
Dëshmoret Pelagjia dhe Afrodisi
5
Dëshmorja e Madhe Irini
6
Gjysmëpentikostia
7
Kryqi që u shfaq në qiell
8
Apostulli dhe Ungjillori Joan Theologu
9
Profeti Isaia
10
E SAMARITANES
11
Kirili dhe Metodi, ndriçuesit e sllavëve
12
Epifani i Qipros
13
Dëshmorët Gliqeria dhe Laodiki
14
Dëshmorët Isidor, Aristotel dhe Leandr
15
Oshënari Pahomi i Madh
16
Theodhori i Shenjtëruar
17
E TË VERBRIT
18
Dëshmorët Petro, Dionisi, Kristina, Irakliu, Benedim, Pavli etj.
19
Hierodëshmorët Patriku i Prusës dhe Polien
20
Mbyllja e Pashkës
21
Ngjitja e Zotit Krisht në Qiej
22
Etërit e Sinodit II Ekumenik
23
Miroprurësja Maria e Kleopës
24
E ETËRVE TË SINODIT I EKUMENIK
25
Gjetja III e kokës së Sh. Joan Pagëzorit
26
Apostujt Karp dhe Alfe nga të 70-t
27
Hierodëshmori Heladhi
28
Hierodëshmori Eftiki
29
Mbyllja e Ngjitjes
30
E Shpirtrave (Psychosabbato)
31
PENTIKOSTIA (Rrëshajët)
Kreshmë e rreptë
Vaj dhe verë
Peshk i lejuar
Liturgji Hyjnore

       Tipikoja 2026

29 Maj 2026
E Premte
Apostulli: Vep. 27:1-28:1
Ungjilli: Jn. 17:18-26
Mbyllja e së kremtes së Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiej
Aleksandri i Aleksandrisë
Dëshmor: Oshënare dëshmore Theodhosia
Olviani i Aneon
Shërbesa psalet si në librin e Pesëdhjetores, njëlloj si ditën kryesore të së kremtes, por në Mbrëmësore nuk thuhen Leximet biblike të së kremtes dhe nuk psalen troparet e Litisë
Në Mëngjesore nuk thuhen: Polielei, Ndenjësorja e Polieleit dhe Ungjilli mëngjesor, bashkë me ato që thuhen para dhe pas Ungjillit
Prandaj, pas dy Ndenjësoreve lexohet menjëherë Psalmi 50 dhe psalen Zbritësoret
Thuhet vetëm Sinaksari i ditës
APOSTULLI i së premtes së javës së 7-të të Veprave (Vep. 27:1-28:1)
UNGJILLI i së premtes së javës së 7-të të Joanit (Jn. 17:18-26)
MAJ

Në Liturgji

alen Zbritësoret. Thuhet vetëm Sinaksari i ditës. APOSTULLI i së premtes së javës së 7-të të Veprave (Vep. 27:1-28:1). UNGJILLI i së premtes së javës së 7-të të Joanit (Jn. 17:18-26). MAJ
30 Maj 2026
E Shtunë
Para Pentikostisë
E Shpirtrave
Kujtimi i të gjithë të krishterëve shpresëtarë që kanë ndërruar jetë ndër shekuj)
Hierodëshmor: Hierodëshmor Theodhoti
Dëshmor: Dëshmoret Zinaida, Esia, Valeria, Suzana
Oshënar: Oshënar Anatoli
Shërbesat (të Mbrëmësores, Mëngjesores, Liturgjisë dhe Përshpirtjes për të fjeturit) psalen sipas rendit të librit të Pesëdhjetores.
31 Maj 2026
E DIEL
Apostulli: Vep. 2:1-11
Ungjilli: Ungjilli mëngjesor ngjallësor IX, por lexohet te Dera e Bukur – Jn. 20:19-23
PENTIKOSTIA (Pesëdhjetorja-Rrëshajët)
Hierodëshmor: Hierodëshmor Theodhoti
Dëshmor: Dëshmoret Zinaida, Esia, Valeria, Suzana
Oshënar: Oshënar Anatoli.
Ungjilli mëngjesor: I

Në Mbrëmësore

Në Mbrëmësore: Shërbesa kryhet si zakonisht.

Pas “O ZOT, THIRRA...” psalen 8 Vargëzimet e vetëmelodishme të së kremtes, të cilat bëhen 10 (e para dhe e katërta nga 2 herë). “Lavdi...” dhe “Tani...”, e së kremtes (në Pesëdhjetoren e Vogël). HYRJA me temjanicë. “O Jisu Krisht, dritë gazmore...”. PARAVARGU i ditës. LEXIMET biblike (Leximi I: Num. 11:16-17, 24-29; Leximi II: Joel. 2:23-3:5; Leximi III: Ezek. 36:24-28). PASVARGJET e vetëmelodishme të së kremtes. “Lavdi...” dhe “Tani...”, e së kremtes (në Pesëdhjetoren e Vogël). PËRLËSHORJA e së kremtes (3 herë). PËRLËSHIMI: “Ai që dërgoi prej qiellit në formë gjuhësh të zjarrta Shpirtin e Tërëshenjtë mbi nxënësit dhe apostujt e tij të shenjtë, Krishti, Perëndia ynë...”.

Në Mëngjesore

Në Mëngjesore: Shërbesa kryhet si zakonisht. MAJ

Pas “PERËNDI ËSHTË ZOTI...”, psalet PËRLËSHORJA e së kremtes (3 herë). NDENJËSORET e së kremtes. SHKALLESAT: “Që prej rinisë sime...” dhe Paravargu i së kremtes. “Le t’i lutemi Zotit...”, “Çdo frymë...” dhe UNGJILLI mëngjesor i së kremtes (Ungjilli mëngjesor ngjallësor IX, por lexohet te Dera e Bukur – Jn. 20:19-23). Nuk lexohet: “Ne që pamë Ngjalljen...”, por menjëherë pas Ungjillit lexohet PSALMI 50. Pastaj: “Lavdi...”, “Me ndërmjetimet e Apostujve...”. “Tani...”, “Me ndërmjetimet e Hyjlindëses...”. “Përdëllyes, përdëllemë...”, tropari i vetëmelodishëm i së kremtes. Më pas: “O Perëndi, shpëtoje popullin tënd...”. SHKURTORJA dhe SHTËPIA, të së kremtes. SINAKSARI i ditës dhe i Pesëdhjetores. ZBRITËSORET dyshe të së kremtes: “Mjegull e mbuloi belbacakun...” dhe “Zoti e mbyti krejt...”. MADHËSHTIMET: në vend të “Më të nderuarën...”, psalet Kënga IX e Kanoneve dhe Zbritësorja IX. DËRGIMSORET e së kremtes (e para 2 herë, ndërsa e dyta 1 herë). LAVDËRIMET: 3 Vargëzimet e së kremtes, që bëhen 4, (i pari 2 herë). “Lavdi...” dhe “Tani...”, e së kremtes (në Pesëdhjetoren e Vogël). DHOKSOLOGJIA e Madhe. PËRLËSHORJA e së kremtes (1 herë).

Në Liturgji

Në Liturgji: ANDIFONET e së kremtes. Refreni i Andifonit II: “Shpëtona, o Ngushëllimtar i mirë, ne që të psalim: Aliluia”. Refreni i Andifonit III: Përlëshorja e së kremtes. MAJ HYRTORJA e së kremtes: “Lartësohu, o Zot, me fuqinë tënde; do t’i këndojmë dhe do t’i himnojmë fuqitë e tua. Shpëtona, o Ngushëllimtar i mirë...”.

Pas HYRJES, psalen PËRLËSHORJA dhe SHKURTORJA, të së kremtes.

Në vend të “Shenjt Perëndi...”, psalet: “SA U PAGËZUAT...”. APOSTULLI i së kremtes (Vep. 2:1-11). UNGJILLI i së kremtes (Jn. 7:37-52, 8:12).

Pas “VEÇAN TË TËRËSHENJTËN...” psalet Irmosi i Këngës IX të Kanonit të së kremtes “Ty që na linde…”. KUNGATORJA: “Fryma jote e mirë do të më udhëheqë në vend të drejtë. Aliluia”.

Në vend të “Pamë dritën...”, psalet PËRLËSHORJA e së kremtes. “EMRI I ZOTIT...”. PËRLËSHIMI si në Mbrëmësore. Menjëherë pas Përlëshimit, zakonisht, kryhet shërbesa e Mbrëmësores, si më poshtë. Mbrëmësorja e Gjunjëzimit: “I BEKUAR është Perëndia ynë...”. “Ejani t’i falemi...” (3 herë), PSALMI Nistor (Ps. 103) dhe PAQËSORET e veçanta për Mbrëmësoren e Gjunjëzimit (në Pesëdhjetoren e Vogël).

Pas “O ZOT, THIRRA...” psalen 3 Vargëzimet e vetëmelodishme të së kremtes, të cilat bëhen 6 (të tria nga 2 herë). “Lavdi...” dhe “Tani...”, e së kremtes: “O Mbret qiellor...” (te Vargëzimet e Lavdërimeve të Mëngjesores së Pentikostisë, në Pesëdhjetoren e Vogël). HYRJA me temjanicë. “O Jisu Krisht, dritë gazmore...”. MAJ PARAVARGU i Madh: “Cila Perëndi...”. Në vazhdim thuhen uratat e gjunjëzimit sipas rendit të Pesëdhjetores (në Pesëdhjetoren e Vogël). PASVARGJET e vetëmelodishme të së kremtes. “Lavdi...” dhe “Tani...”, e së kremtes (në Pesëdhjetoren e Vogël). PËRLËSHORJA e së kremtes (3 herë). PËRLËSHIMI si në librin e Pesëdhjetores (në Pesëdhjetoren e Vogël). MAJ

Datat më të rëndësishme të Historisë së Kishës Orthodhokse të Shqipërisë

Shekulli I pas Krishtit
395
731
1018
1054
1501
1767
1775-1779
1912
Shtator 1922
17 Prill 1937
7 Prill 1939
Nëntor 1944
25 Dhjetor 1948
19 Qershor 1958
4 Prill 1967
22 Nëntor 1967
18 Tetor 1973
Janar 1991
16 Korrik 1991
24 Qershor 1992
2 Gusht 1992
6 Nëntor 1994
1997
1999
4 Nëntor 2006
22 Janar 2009
2010
2011
7 Prill 2016
Shtator 2021
Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë 1991-2021 † Anastas, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë