Ngyrat e Orthodhoksisë - Cmimet

Ngyrat e Orthodhoksisë

Më 16 shtator 2019, në Tiranë, u zhvillua takimi i jurisë ndërkombëtare të konkursit “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”.

472 foto u dërguan nga 50 pjesëmarrës nga 10 vende. Anëtarët e jurisë ishin shumë të kënaqur me cilësinë e fotografive të konkursit. Pas 5 orësh diskutime intensive, juria zgjodhi rreth 20 pranime për secilën kategori (raundi i parë). Në raundin e dytë, juria ngushtoi përzgjedhjen për fituesit dhe çmimet e nderit.

Për të veçuar fituesin e mundshëm të Grand Prize, juria u bazua në cilësinë e të gjitha fotografive për të katërta kategoritë që u dërguan në konkurs. Vendimi përfundimtar i për fitimin e Grand Prize shkoi për çiftin Fr. Stephanos&AlexandriaRitsi (Florida, USA).

Të dielën, 19 janar 2020, në orën 18:00, në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë u hap ekspozita ndërkombëtare e fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”.

Ekspozita u organizua nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, portali OrthPhoto.net dhe Departamenti i Botimeve i Kishës Orthodhokse të Polonisë dhe ka si qëllim të paraqesë diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në Shqipëri.

Në këtë ekspozitë u shfaqën fotografitë e vlerësuara me çmime dhe një përzgjedhje prej 472 fotografive të dërguara në konkursin ndërkombëtar të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”, nga 50 pjesëmarrës, nga 10 vende të ndryshme. Çelja e ekspozitës do të shoqërohet me ndarjen e çmimeve fituese dhe promovimin e albumit fotografik në katër gjuhë.

Photot Jan Publikuar në:

Artikuj përkatës.

Portal që pasqyronë bukurinë e besimit të krishterë Orthodhoks në të gjithë botën.