Filloi kampi ditor i fëmijëve në Kosovë. (Qershor 2006)

    U bënë pothuajse 5 vjet radhazi që në muajt qershor-korrik Kisha jonë Orthodhokse, me kontributin e misionarit nga Amerika Nathan Hope dhe me bashkëpunimin e Zyrës së Fëmijëve, si dhe të një grupi studentësh orthodhoksë nga Shqipëria kanë zhvilluar disa kampe ditore për fëmijët kosovarë. Këto kampe janë zhvilluar në periferi dhe në disa fshatra të Malishevës. Edhe këtë vit, me datë 23 qershor

Gëzuar Krishtlindjet nga burgu 325 në Tiranë. (14 Dhjetor 2006)

    Krishtlindja është festa e të gjithëve, edhe e të varfërve edhe e të pasurve, festë e të gëzuarve dhe e të hidhëruarve… e të lirëve dhe e të burgosurve. Është bekim i veçantë të jesh në këtë kohë pranë të gjithë njerëzve, sidomos atyre që kanë nevojë për ngrohtësi, për besim dhe optimizëm. Këta njerëz ndodhen kudo, në çdo kënd të planetit, sikurse edhe

Kampi i Parë i vajzave “Bariu i Mirë” në Shën Joan Vladimir (10 -19 Korrik 2006)

     “Lavdi Perëndisë në më të lartat”, psalën engjëjt, por me të vërtetë kjo ishte gjithashtu thirrja e vajzave në kampin për gjithçka të bukur që kaluan së bashku.       Edhe këtë verë si çdo verë tjetër në manastirin e bukur të Shën Joan Vladimirit, në Elbasan, filluan kampet verore të vajzave. Kampi i parë u zhvillua në datat 10.7.2006 – 19.7.2006 dhe

Përshëndetja e Kryepiskopit me rastin e Pashkës. (Prill 2006)

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË   PASHKË 2006  +Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë             Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë,     Bij të shtrenjtë më Zotin,     “Krishti u Ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli”       Ky himn paskal do të tronditë tërë këtë kohë mendimet tona, duke përfshirë në mënyrë mistike gjithë qenien tonë. Dëshira

“Protagonistët” presin Krishtlindjen me koncert festiv. (20 Dhjetor 2006)

      Në qendrën shpirtërore-arsimore “Thavor” të Kishës sonë, që ngrihet madhështore në një pjesë periferike të kryeqytetit, pranë Malit të Dajtit, u zhvillua më 20 dhjetor koncerti festiv me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare shqiptaro-amerikane “Protagonistët”. Prindër, mësues dhe të ftuar morën pjesë në programin që zgjati rreth dy orë.                Skena e

Kremtimi i Pashkës në Tiranë. (Prill 2006)

   Tradita në njëfarë mënyre përsërit vetveten, por një festë si Pashka e Madhe, që është tradicionale ndër shekuj flet ndryshe çdo vit, sikur të ishte për herë të parë. Për të mos harruar se ky nuk është një pasazh i shkëputur nga ndonjë libër apo mbishkrim i zakonshëm nëpër rrugët e tejmbushura të qyteteve tona. Nis e përfundon aty, në mesazhin e Fjalës, që

Një drekë dashurie për azilantët e azileve të motrave të Nënë Terezës, në Tiranë. (16 Gusht 2006)

    Prej syve të vuajtur, prej zemrash me brenga, me shumë halle deri në vitet e fundit të jetës. Ravijëzohen në rrudhat e tyre një mijë e një probleme dhe shpresa të pasosura. Gjithsesi ata nuk janë vetëm. Gjithmonë pranë tyre ndodhen njerëz zemërdhembshur, jo thjesht për t’i ngushëlluar në një ditë të zakonshme, duke mposhtur disi vetminë e tyre, por për t’iu treguar dashurinë

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live