Kryepiskopit Anastas i jepet titulli “Honoris Causa” nga Universiteti Jonian i Korfuzit, Greqi. (20 Mars 2007)

    Një ceremoni mbresëlënëse kishin organizuar drejtuesit e Universitetit Jonian në Korfuz, Greqi, për t’i dorëzuar Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Anastasit, titullin Dr. “Honoris Causa” i Departamentit të Historisë të këtij Universiteti. Është e 15-ta herë e nderimit të Kryepiskopit Anastas me një titull të tillë.    Më 20 mars, Kryepiskopin Anastas kishin dalë për ta pritur Mitropoliti

Konferencë e rinisë orthodhokse, në dioqezën e Korçës Rruga drejt Lirisë. (Tetor 2007)

   “Rruga drejt lirisë”, ishte kjo tema dhe mesazhi i konferencës së rinisë orthodhokse “Bij të Dritës”, që u zhvillua në qytetin e Pogradecit, nga19 – 21 tetor. Veprimtaria u organizua nga Zyra e Rinisë pranë Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, e mbështetur nga Zyra Kombëtare Rinore, pranë Kryepiskopatës së Shenjtë.                     Morën pjesë 85 përfaqësues nga e gjithë dioqeza. Pas akomodimit të të

Atmosferë Krishtlindjeje në Korçë. (Dhjetor 2007)

    Pemë të stolisura, rrugë të ndriçuara dhe ngado zbukurime. Kjo atmosferë festive nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse një prelud Krishtlindjesh. Qyteti i serenatave, kitarave dhe mandolinave, qyteti i traditave të mrekullueshme, Korça.     Festa ndjehet kudo në çdo rrugë dhe në çdo shesh. Dhe gjithë këtij sfondi festiv i shtohet dhe aktiviteti i Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, që përbën edhe zemrën

Filloi me sukses viti i ri arsimor në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. (Shtator 2007)

Mjedise dhe kushte mësimi bashkëkohore        Sipas traditës, nisja e vitit të ri shkollor 2007-2008, në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Kishës sonë u shënua ditën e parë me Shërbesën e Ajazmës, si bekim për mbarëvajtjen e tyre. Bashkë me përvojën e fituar vit pas viti dhe nivelin cilësor të mësimdhënies, për të përgatitur në mënyrë dinjitoze brezat e ardhshëm, veçohen kushtet bashkëkohore

Intervista e Kryepiskopit Anastas dhënë radios “Deutsche Welle”. (Maj 2007)

    A.Dodi: Gjatë gjithë periudhës kur Ju keni qenë duke kryer një punë rindërtimi në Shqipëri, disa kritikë kanë shtruar pyetjen se pse në krye të kishës shqiptare autoqefale të jetë një grek. Kjo lidhet me një drojë, se Kisha Ortodokse Shqiptare mund të humbasë karakterin e saj autoqefal. Kritikët kanë përmendur kohët e fundit fakte të tilla si metropolitani i rretheve jugore të Shqipërisë

Kremtohet festa e Tre Hierarkëve në Berat. (30 Janar 2007)

    Traditave të shumta të Beratit, iu shtua dhe festa e Tre Hierarkëve. Tre Arkondët e famshëm, Shën Vasili i Madh, Grigor Theologu dhe Joan Gojarti njihen kudo në të gjithë botën e krishterë dhe veçanërisht në atë orthodhokse si mbrojtës dhe ndriçues të arsimit, të mësuesve, pedagogëve, nxënësve, studentëve etj. I nisur nga ky fakt, Kryebariu i dioqezës së Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë

Përshëndetja e Kryepiskopit me rastin e Pashkës 2007

  Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë PASHKË 2007 Fitore e trefishtë +Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë       Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë,     Bij të shtrenjtë më Zotin,         “Dhe u ngjalle si Fitimtar, o Krisht Perëndi”     I       Sot, me ngazëllim të veçantë kremtojmë FITOREN kryesore, triumfin e trefishtë të Zotit tonë Jisu Krisht;

Regjistrimi dhe konkurimi në Institutin e Formimit Profesional “Frymë Dashurie”, Tiranë. (Shtator 2007)

TASHMË MË BASHKËKOHORE NË PROGRAME DHE PAJISJE   Lajmërohen të gjithë të interesuarit se në datë 3 Shtator 2007 do të fillojnë regjistrimet për konkurs në degët e Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”.     –  Kuadër Menaxher dhe Specialist në Llogaritë e Kompjuterizuara(Degët ekonomike) –  Restaurim dhe Konservim të Veprave të Artit –  Informatikë –  Specialist  në Laboratorët Mjekësorë        

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live