Panair me punime artizanale nga gratë orthodhokse të Tiranës. (Mars 2008)
Në kuadrin e festës së Ungjillëzimit,në datat 23-25 marsnë ambientin hyrës të kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë u zhvillua një panair tre ditor me kontributin vullnetar të grave orthodhokse. Organizimi dhe drejtimi i të gjitha etapave të kësaj veprimtarie u krye nga Lidhja e Grave Orthodhokse “Përhapja e Dashurisë” Tiranë, e cila fillimisht përgatiti njoftimet ku ftoheshin besimtarët të jepnin ndihmesën e tyre përmes
Diplomimi i studentëve 2006-2008 të Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”, Tiranë. (2008)
Në datën 27 nëntor 2008, dy muaj pas fillimit të vitit të ri shkollor, në mjediset e Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”, në Tiranë, u organizua ceremonia e dorëzimit të diplomave studentëve që përfunduan këtë vit. Merrnin pjesë Episkopi i Krujës, Hirësi Andoni, studentë dhe familjarë të tyre, pedagogë etj. Kryetari i Këshillit Drejtues të IFP, Prof. Dr. Leandro Haxhi, e hapi
Personalitet me të larta të vendit urojnë besimtarët e krishterë orthodhoksë. (Prill 2008)
Të dielën e Pashkës, 27 prill, në Kryepiskopatën e Shenjtë, Fortlumturia e Tij Anastasi, së bashku me episkopët ndihmës, Nikollën e Apollonisë dhe Andonin e Krujës etj., pritën urimet me rastin e të kremtes së besimtarëve orthodhoksë. Me këtë rast erdhën përfaqësues të komuniteteve fetare, si Haxhi Selim Muça, kryetar i Komunitetit Mysliman Suni, Haxhi Dede Reshat Bardhi, kryetar i Komunitetit Mysliman Bektashi,
E kremtja e Theofanisë në Berat. (Janar 2008)
Νjë nga festat e mëdha të Kishës Orthodhokse, ajo e Teofanisë së Zotit, në qytetin e Beratit është kthyer në një nga festat më popullore dhe më të mëdha të vitit. Kjo është dita kur të gjitha ujërat bekohen, sepse Shpëtimtari i botës, Zoti Jisu Krisht, në këtë ditë u pagëzua, duke i shenjtëruar ato. Rreth orës 6.00, nisi Shërbesa e Mëngjesit, e
Kampet në lagje të ndryshme të Tiranës. (2008)
Këtë verë, përgjatë muajve Korrik – Shtator, Zyra e Fëmijëve e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, zhvilloi në tetë lagje të ndryshme të Tiranës, kampe katër ditorëshe për fëmijë 6-12 vjeç. Kryesisht këto kampe u ofruan në ato lagje të Tiranës, ku fëmijët vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike dhe ku mundësitë e këtyre aktiviteteve përgjatë vitit dhe sidomos përgjatë verës është
Kremtimi i Pashkës në Gjirokastër. (2008)
Në të gjitha zonat e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, Pashka e Madhe ishte e mbushur me madhështinë e festës. Ngjarja më e rëndësishme në historinë njerëzore, Ngjallja e Krishtit, përshkroi mbarë komunitetin orthodhoks të kësaj zone. Klerikët dhe besimtarët më të vjetër në Kishë panë më shumë njerëz të rinj nëpër kisha, në një atmosferë të mbushur me llambadha dhe urime, të
Letra e Kryepiskopit Anastas drejtuar Episkopit Nikon Liolin të Arqidioqezës Shqiptare në SHBA në mbylljen e festimeve të 100 vjetorit të krijimit të Kishës Shqiptare në Amerikë. (2008)
Hirësisë së Tij, Episkopit Nikon Arqidioqeza Shqiptare, SHBA Shumë i dashur vëlla më Krishtin Hirësia Juaj Nikon, Ishte një kënaqësi e veçantë të isha i pranishëm me ju, Hirësinë e Tij Episkopin Ilia të Filomilit dhe shumë të nderuarin Atë Arturin, së bashku me komunitetin shqiptar, 9 marsin e shkuar, për nisjen e kremtimeve të 100-vjetorit të hierapostolisë shqiptare
MESAZH I PRIMATEVE TE KISHAVE ORTHODHOKSE – 12.10.2008.
Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. 1. Me Hirin e Perëndisë, Primatët dhe Përfaqësuesit e Kishave Orthodhokse vendore u mblodhëm nga 10 – 12 tetor 2008, në Fanar, me ftesën dhe nën kryesimin e të Parit ndër ne, të Patriarkut Ekumenik Vartholomeut, me rastin e shpalljes së këtij viti, si viti i Apostullit të Kombeve, Pavlit. Me dashuri vëllazërore trajtuam çështje me
