Kisha jonë e shenjtë kremtoi 25 marsin 2012, ngjarjen e madhe dhe të mrekullueshme të Ungjillëzimit.

    25 marsi, festa e Ungjillëzimi të Virgjëreshës Mari, kujton si çdo vit lajmin e gëzuar të shpëtimit të njerëzve. Në një atmosferë festive, qindra besimtarë morën pjesë në shërbesat tradicionale, në kishën katedrale “Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, e cila kremtonte edhe emrin e saj. Shërbesat u kryesuan nga Kryepiskopi Anastas, ndërsa predikimi u mbajt nga Episkopi i Krujës, imzot Andoni, i cili theksoi kuptimin dhe

Përurohet një Qendër modernë okulistike dhe ORL. (12 Mars 2012)

    Një klinikë e re moderne okulistike dhe ORL u përurua në Tiranë, të shtunën 10 mars, nga Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi. Merrnin pjesë ndër të tjerë edhe mjekë të njohur nga vendi ynë dhe nga Greqia.     Qendra përfshin degë të okulistikës së përgjithshme, të retinës, të glaukomave, lazer, OCT etj., si dhe një gamë të gjerë ekzaminimesh otorinolaringologjike. Ajo

Takime të përmuajshme për çiftet dhe familjarët. (4 Mars 2012)

    Prej disa muajsh, në ambientet e Qendrës Studentore të Kishës Orthodhokse në Tiranë, zhvillohen takime me çifte dhe familjarë. Nevoja për të qenë bashkë, për t’u rritur në besim dhe për të ndarë përvojat e jetës së përditshme, solli në organizimin e këtyre takimeve familjarët që kanë pasur një lidhje me Qendrën Studentore që kur ishin studentë. Miqësia që ata kanë me familjarë të

Kreshma e Madhe mbledh të rinjtë në lutje e falenderime në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit. (2012)

    Gjatë kësaj periudhe të Kreshmës së Madhe, të rinjtë nga grupi rinor në Tiranë marrin pjesë vazhdimisht në Meshën e Dhuratave të Parashenjtërura në Manastiriin e Hirshëm të shën Vlashit, Durrës. Kjo është kthyer në një traditë reth 10-vjeçare. Çdo periudhë kreshme grupi rinor bashkohet me të rinjtë e Akademisë Teologjike për të lavdëruar dhe falënderuar Zotin së bashku. Këtë të mërkurë, pasi

Kremtohet e Diela e Orthodhoksisë. (Mars 2012)

    Në javën e parë të Kreshmës së Madhe, Kisha Orthodhokse kremton triumfin e Orthodhoksisë. Në këtë të kremte, qindra besimtarë kryeqytetas morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore që u mbajt në kishën “Ungjillëzimi” në Tiranë, e kryesuar nga Fortlumturia e tij, Kryepiskopi Anastas. Mes shumë besimtarëve merrnin pjesë edhe shumë fëmijë e të rinj, të cilët ishin mbledhur këto ditë në Tiranë për një

20 vjet nga ringritja e arsimit kishtar U festua përvjetori i hapjes së Seminarit Orthodhoks (Shkurt 2012)

– Më 7 shkurt 1992 filloi mësimin kursi i parë për klerikë –     Në këto dy dekada nuk janë të shumta janë ngjarjet që arrijnë të përmbledhin në vetvete mrekullinë e ringritjes së Kishës sonë pas dimrit ateist dhe njëkohësisht të dëshmojnë largpamësinë vizionare të Kryepiskopit Anastas, sa hapja e kësaj shkolle. Kur u mbyllën kishat, me gjithë kufizimet e përndjekjet, Kisha jonë

Dy episkopë të rinj në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. (23 Janar 2012)

            Pas propozimit të Këshillit Kleriko-Laik, siç e përcakton Statuti i ri i Kishës sonë, të enjte, 19 janar 2012, në mbledhjen e tij Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi dy episkopë të rinj titullarë.     Me këto dy dorëzime Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhet për herë të parë në historinë tij nga 8 anëtarë.

Festohet dita e Uji të Bekuar. (6 Janar 2012)

    Qindra qytetarë morën pjesë në festimet e 6 janarit, në këtë ditë kur gjithë natyra shenjtërohet me Pagëzimin e Zotit Jisu Krisht.     Brenda dhe jashtë saj, kisha “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë ishte mbushur me qindra besimtarë të ardhur në festën zotërore “të Dritave”, pavarësisht rreshjeve të dendura të shiut. Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, drejtoi i shoqëruar nga kleri, Liturgjinë Hyjnore dhe

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live