Pashkë mbresëlënëse në Mitropolinë e Beratit. (2012)
Madhështore, e bukur dhe shumë e gëzueshme ishte kjo javë që lamë pas. Ishte “Java e Madhe”. E madhe, sepse u pa i kryqëzuar mbi dru, Zoti ynë Jisu Krisht. E madhe ishte kjo Javë, sepse përjetuam pësimet, kryqëzimin, varrimin dhe ngjalljen e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë. Ishin të shumtë në numër besimtarët beratas në shërbesat e Javës së Madhe. Gëzimi i pashkëve që […]
E diela e Dafinave në Tiranë, Pashkë 2012.
E diela e dafinave u përjetua me solemnitet, duke nisur kështu edhe rrugëtimin e Javës së Madhe deri në kulmin e saj, Pashkën e Madhe. Pas një periudhe të gjatë kreshme dhe lutjesh, mijëra besimtarë mbushën këtë të diel kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, duke marrë pjesë me përkushtim të thellë tek Perëndia në shërbesat e kësaj dite të shenjtë. Përveç pjesëmarrjes […]
Koncert me Muzikë Bizantine, “Ty të meriton madhështimi”. (3 Prill 2012)
Me rastin e së kremtes së madhe të Pashkës, me bekimin e Kryepiskopit Anastas, kori bizantin “Shën Joan Kukuzeli”, nën drejtimin e profesorit të muzikës bizantine z.Theodhor Peci, organizoi në datën 3 prill koncertin “Ty të meriton madhështimi”. Repertori përmbante tropare e himne nga Triodhi dhe Java e Madhe. Ato u interpretuan bukur dhe me shumë melodicitet, duke krijuar tek pjesëmarrësit një atmosferë lutëse […]
Himni i plotë Akathist u përjetua me përulësi dhe shpresëtari. (Prill 2012)
Këtë të premte të pestë të Kreshmëve të mëdha, u krye shërbesa e Himnit të plotë Akathist. Dhjetëra besimtarë, bashkë me klerin dhe korin e muzikës bizantine, psalën së bashku këtë himn të bukur dhe kuptimplotë. Kryepiskopi Anastas theksoi domosdoshmërinë e çdo besimtari për të marrë shembull nga Hyjlindësja Mari, përulësinë dhe gadishmërinë e saj për t’iu përgjigjur vullnetit të Perëndisë. Isidor […]
Kisha jonë e shenjtë kremtoi 25 marsin 2012, ngjarjen e madhe dhe të mrekullueshme të Ungjillëzimit.
25 marsi, festa e Ungjillëzimi të Virgjëreshës Mari, kujton si çdo vit lajmin e gëzuar të shpëtimit të njerëzve. Në një atmosferë festive, qindra besimtarë morën pjesë në shërbesat tradicionale, në kishën katedrale “Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, e cila kremtonte edhe emrin e saj. Shërbesat u kryesuan nga Kryepiskopi Anastas, ndërsa predikimi u mbajt nga Episkopi i Krujës, imzot Andoni, i cili theksoi kuptimin dhe […]
Përurohet një Qendër modernë okulistike dhe ORL. (12 Mars 2012)
Një klinikë e re moderne okulistike dhe ORL u përurua në Tiranë, të shtunën 10 mars, nga Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi. Merrnin pjesë ndër të tjerë edhe mjekë të njohur nga vendi ynë dhe nga Greqia. Qendra përfshin degë të okulistikës së përgjithshme, të retinës, të glaukomave, lazer, OCT etj., si dhe një gamë të gjerë ekzaminimesh otorinolaringologjike. Ajo […]
Takime të përmuajshme për çiftet dhe familjarët. (4 Mars 2012)
Prej disa muajsh, në ambientet e Qendrës Studentore të Kishës Orthodhokse në Tiranë, zhvillohen takime me çifte dhe familjarë. Nevoja për të qenë bashkë, për t’u rritur në besim dhe për të ndarë përvojat e jetës së përditshme, solli në organizimin e këtyre takimeve familjarët që kanë pasur një lidhje me Qendrën Studentore që kur ishin studentë. Miqësia që ata kanë me familjarë të […]
Kreshma e Madhe mbledh të rinjtë në lutje e falenderime në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit. (2012)
Gjatë kësaj periudhe të Kreshmës së Madhe, të rinjtë nga grupi rinor në Tiranë marrin pjesë vazhdimisht në Meshën e Dhuratave të Parashenjtërura në Manastiriin e Hirshëm të shën Vlashit, Durrës. Kjo është kthyer në një traditë reth 10-vjeçare. Çdo periudhë kreshme grupi rinor bashkohet me të rinjtë e Akademisë Teologjike për të lavdëruar dhe falënderuar Zotin së bashku. Këtë të mërkurë, pasi […]