Gjirokastër: The Feast of the Metamorphosis of Christ was Celebrated on August 6th 2012.
The feast of August 6th, metamorphosis of Christ, is one of the major events that is celebrated in our Church and as such, this feast, with all the majesty that it merits, was celebrated in the Metropolis of Gjirokastra. Particularly, in the church that bears the name of this special day, which is located in the museum part of the city, dozens of believers […]
Kremtohet 20 vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas. (2 Gusht 2012)
– Tjetër përvjetor historik për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë – Më 2 gusht, në katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”, në kryeqytet, u kremtua 20-vjetori i Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, një nga çastet më domethënëse në rrugën e ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse pas regjimit ateist. Ky kremtim vinte pas atij madhështor të 24-qershorit, në ditën e 20-vjetorit të zgjedhjes […]
Kampet verore për djem, “Fjetja e Hyjlindëses” – Zvërnec 2012. (30 Qershor – 9 Korrik 2012)
Me hirin e Perëndisë dhe me përkujdesjen e Kryepeshkopit të Tiranës, Imzot Anastasit, në Manastirin e “Fjejtjes së Hylindëses Mari”, në Zvërnec të Vlorës, u zhvilluan kampingjet për djem në tre etapa të ndryshme. Kampi i parë filloi në datë 30 Qershor deri 9 Korrik 2012. Në këtë kamp morëm pjesë 90 fëmijë të moshës 10-12 vjeç nga zona të ndryshme të […]
Kampet verore për vajza, Shën Joan Vladimir 2012. (Qershor – Korrik 2012)
Tema: “Për çdo gjë falenderoni, kjo është dëshira e Perëndisë”, shoqëroi udhëtimin e tri periudhave 10-ditore në kampin e vajzave “Bariu i Mirë”, në shën Joan Vladimir dhe ndihmoi të kultivohet një shpirt e zemër mirënjohëse për çdo gjë kemi në jetën tonë. Ky udhëtim 10-ditor në kampin e vajzave, brenda programit ku përfshiheshin lutja, meditimi, studimi i Shkrimit të Shenjtë, diskutimi mbi çështje […]
Vazhdon tradita e kampeve verore me fëmijët e Kosovës. (Korrik 2012)
Zyra Qëndrore e Fëmijëve, në bashkëpunim me vullnetarë nga Qendra Studentore Orthodhokse dhe me te rinj aktivë të Kishës, realizuan për të njëmbëdhjetin vit radhazi kampet verore në komunën e Malishevës, Kosovë. Programi, ndryshe nga vitet e tjera, përkonte një ditë për çdo shkollë dhe përmbante larmishmëri aktivitetesh. Dita fillonte me një mirëseardhje nga stafi pedagogjik i shkollës përkatëse, e më […]
VËZHGIM: Domosdoshmëria e hapjes së “dyerve të mbyllura” për librat fetarë. (Korrik 2012)
A lexojmë sot më pak se më parë dhe shohim shumë më tepër sesa lexojmë, apo thjesht kemi ndryshuar zakonet dhe mjetet e të lexuarit, apo jemi bërë më pragmatistë dhe lexojmë gjëra që mund të na ushqejnë më shumë “barkun” sesa shpirtin? Ritmet e shpejta të jetës moderne kanë bërë që të mos gjejmë kohën e mjaftueshme për të bërë gjërat e […]
Ceremonia e parë e diplomimit në Universitetin “Logos”. (8 Korrik 2012)
Në datën 8 korrik 2012, në amfiteatrin e Katedrales së Re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u organizua ceremonia e diplomimit të studentëve që përfunduan ciklin e parë të studimeve universitare në Shkollën e Lartë “Logos”. Kjo ishte ceremonia e parë që nga fillimi i funksionimit të kësaj shkolle, në 25 tetor 2010. Vlerën e këtij momenti të rëndësishëm për historikun […]
Darke për punonjësit që ngritën katedralen. (2 korrik 2012)
Nderim për ata që derdhën djersën dhe talentin për një vepër që zbukuron kryeqytetin. Të hënën, 2 korrik, në mjediset e qendrës “Thavor”, Kryepiskopi Anastas shtroi një darkë për të nderuar dhe falënderuar të gjithë ata që punuan për ndërtimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Ishin të ftuar të gjithë punonjësit qe kontribuuan ne këtë vepër madhështore, rreth 90 vetë, qe […]