Vlorë, celebrohet shërbesa e Dhoksologjisë së Flamurit. (25 Nëntor 2012)

    Më datën 25 Nëntor të dielën e 13-të Llukait Kisha jonë kremtoi Dëshmoren e Madhe Ekaterina. Për të festuar me besimtarët e Vlorës erdhi edhe Mitropoliti i Beratit,Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati. Pas shërbesës së Mëngjezores u celebrua  Liturgjia Hyjnore e cila u drejtua nga Mitropoliti i ndihmuar nga atë Kostandin Prifti dhe dhjakon Anastas Vrapi. Në predikim e ditës Mitropoliti ju foli besimtarëve […]

Durrës, koncert festiv me rastin e 100-vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë me titull “E duam Shqipërinë”. (25 Nëntor 2012)

    Veshur kuqezi, me flamuj kombëtarë në dorë dhe me sytë plot gëzim fëmijët, të rinjtë dhe besimtarët orthodhoksë të qytetit të Durrësit sot, më datën 25 nëntor 2012, festuan sëbashku 100-vjetorin e shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë.     Programi artistik u krye në sallën e shfaqjeve poshtë kishës katedrale “Apostull Pavli & Shën Asti”, menjëherë pas Liturgjisë Hyjnore. Ashtu si Shqipëria e ka […]

Aktivitete me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në kopshtet e Kishës Orthodhokse. (16 Nëntor 2012)

    Ne datën 16/11/2012 Zyra e Koordinimit të Përkujdesjeve Ditore me mbështetjen e Zyrës Diakoni Agapes dhe donatoreve, në kuadër të zbatimit të Programit të Përkujdesjeve Ditore udhëtoi në qytetin e Vlorës.  Në kopshtin “Frymë Dashurie” të këtij qyteti me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë stafi i kopshtit kishte përgatitur një Mësim të Hapur.  Për të ndjekur këtë aktivitet morën pjesë mësuese të kopshteve […]

Bullgari, Fjeti më Perëndinë Patriarku Maksim. (6 Nëntor 2012)

    Të martën, 6 nëntor 2012, fjeti më Perëndinë Patriarku i Kishës Orthodhokse të Bullgarisë, Maksimi. Ai ndërroi jetë në spitalin ku ishte shtruar, në të cilin pak ditë më parë kishte mbushur 98 vjet. Homazhet e dhe më pas Shërbesa e Varrimit u kryen në Katedralen qendrore të Shën Aleksandër Nevskit.. Në Shërbesë morën pjesë  Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Bullgare, klerikë të shumtë, […]

Kryepiskopi Anastas viziton Beratin në Panairin e Shën Dhimitrit. (26 Tetor 2012)

    26 tetori ishte një ditë e veçantë, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e besimtarëve beratas. Tradicionalisht kjo e kremte përcillet me madhështi në qytet, sepse feston martiri i madh Shën Dhimitër Mirovliti, emrin e të cilit mban katedralja e Beratit. Kjo katedrale, e ndërtuar tërësisht me fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas, hapi dyert para 4 viteve dhe ngrihet madhështore në […]

Hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve “Ekspozita Ikonografike, shekujt XIV-XX”. (13 Tetor 2012)

    Të mërkurën më dt. 13 tetor, në ambjentet e Galerisë së Arteve në Tiranë u hap “Ekspozita e Ikonografisë” me ikona të gjetura dhe të dëshmuara në territorin shqiptar të shekujve XIV-XX. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim edhe me muzeun historik të Beratit dhe atë të Korçës, e mbështetën plotësisht këtë projekt: “Ekspozita […]

20 vjet nga numri i parë i “NGJALLJA”. (Tetor 2012)

Gjithmonë duke përcjellë mesazhin orthodhoks     Çdo numër i ri i gazetës “Ngjallja” shënon një etapë në plotësimin e misionit që ka marrë përsipër që nga numri i parë. Por, përvjetorët ngjallin emocione të veçanta dhe të paharrueshme. Numri i tetorit 2012, numri i 237 i gazetës “Ngjallja”,  për-kon me 20-vjetorin e daljes së saj.     Kryepiskopi Anastas nismëtari, projektuesi dhe realizuesi i saj, e […]

Filloi viti i ri akademik në shkollën e lartë “Logos”. (15 Tetor 2012)

    Shumica e studentëve që kanë mbaruar janë punësuar. Para 12 vjetësh me iniciativën dhe kujdesin e Kryepiskopit Anastas u krijua Insti-tuti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie” (në Tiranë, si dhe Gjirokastër), ku janë përgatitur mbi 1 mijë studentë. Para dy vje-tësh po me nismën dhe kujdesin e Prof. Dr. Anastasit filloi funksionimi i shkollës së lartë me emrin “LOGOS”.     Në datën 15 tetor, […]

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live