Kanë dalë në qarkullim kalendarët kishtarë 2014. (Janar 2014)
Prej disa javësh kanë dalë në shitje kalendarët kishtarë 2014. Në kopertinë ato kanë afreskun e absidës së Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Kalendari i Madh shoqërohet me tekstin e plotësuar me të dhënat më të fundit “22 vjet përpjekje krijuese”, ku në mënyrë të përmbledhur jepet rruga e mrekullueshme e ringritjes nga gërmadhat e Kishës sonë, në këta
Pagëzimi i Zotit Jisu Krisht – Theofania në Shqipëri. (6 Janar 2014)
Theofania, ndër të tjera, është edhe gëzim. Gëzojnë besimtarët, por gëzon edhe natyra, që me anë të shenjtërimit të ujit shenjtërohet dhe ajo, pasi Krishti u pagëzua për të gjithë krijesën, që Ai vetë krijoi me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë. Ndaj, në të gjitha kremtimet e kësaj feste të shënuar, në Liturgjinë Hyjnore, Shërbesën e Shenjtërimit të Ujit dhe ritualin tradicional të kapjes
Intervistë ekskluzive e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joan Pelushi, dhënë gazetës “Illyria” të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. (28 Dhjetor 2013)
Botuar në gazetën “Illyria” të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 28.12.2013. Bisedoi: Denion Ndrenika -Imzot, a mund të na bëni u lutem një përshkrim të udhëtimit të autoqefalisë së shqiptarëve dhe për më tepër, cila është gjendja e Kishës tonë Ortodokse Autoqefale Shqiptare? -Imzot Joan Pelushi: “Shpjegimi i autoqefalisë me të gjithë detajet, në kuptimin eklesiologjik, kërkon
Nismë humane nga të rinjtë orthodhoksë për njerëzit në nevojë. (Nëntor – Dhjetor 2013)
Lidhja Rinore Orthodhokse “Bijtë e Dritës” Tiranë, në kuadër të Krishtlindjeve, gjatë periudhës nëntor – dhjetor 2013, ndërmori një nismë në bashkëpunim me besimtarët orthodhoksë të Tiranës dhe përgatiti rreth 120 pako ushqimore. Ato iu shpërndanë 120 familjeve shumë të varfëra. Përkatësisht, 84 pako në Tiranë dhe 36 pako ushqimore për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës në qarkun e Shkodrës.
Krishtlindje në Berat. (Dhjetor 2013)
Atmosfera e gëzueshme e Krishtlindjeve kishte ditë që dukej nw sytë e fëmijëve, e të rinjve por edhe te shumë prej besimtarëve beratas. Shumë kohë më përpara kishin filluar përgatitjet për të përjetuar sa më bukur këtë të kremte të madhe, Lindjen e Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Aktivitetet dhe koncertet e këtij fundviti, ku fëmijët dhe të rinjtë e qytetit tonë kanë qenë shumë
Krishtlindje në Korçë. (Dhjetor 2013)
“Lindja e Zotit Jisu Krisht, bërja e Tij si njëri nga ne, është me të vërtetë një ngjarje historike që ka ndodhur më shumë se dy mijë vjet më parë, por ajo është gjithashtu një ngjarje që e kapërcen historinë. Sepse ku Zoti ndërhyn në histori ngjarjet gjithmonë e kapërcejnë atë, duke u bërë trans-historike, që do të thotë se çfarë prek Perëndia është
Festivali 15 i Rinisë Orthodhokse të Shqipërisë,Tiranë 26.12.2013.
Në dt.26 dhjetor 2013 u zhvillua Festivali 15 i Rinisë Orthodhokse të Shqipërisë “Bijtë e Dritës”, nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, në amfiteatrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë. Në këtë festival morën pjesë grupe të ndryshme rinore orthodhokse: të Tiranës (Kori dhe Orkestrina e Radios “Ngjallja”), të Durrësit, të Beratit, të Vlorës, të Elbasanit, të Fikasit (Elbasan), të Shën
Krishtlindje në Gjirokastër. (Dhjetor 2013)
Himnet e Krishtlindjeve u dëgjuan edhe në të gjithë periferinë Episkopale të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës. Atmosfera ishte e gjallë për ditë me radhë dhe përtej zymtësisë që shoqëria kalon, edhe për shkak të kushteve ekonomike, erdhën Krishtlindjet, që të na kujtojnë të gjithëve se ka shpresë. Krishtlindjet janë kryesisht festë e fëmijëve. Janë disa shkolla të themeluara nga Kryepiskopi Anastas që







