Nismë humane nga të rinjtë orthodhoksë për njerëzit në nevojë. (Nëntor – Dhjetor 2013)
Lidhja Rinore Orthodhokse “Bijtë e Dritës” Tiranë, në kuadër të Krishtlindjeve, gjatë periudhës nëntor – dhjetor 2013, ndërmori një nismë në bashkëpunim me besimtarët orthodhoksë të Tiranës dhe përgatiti rreth 120 pako ushqimore. Ato iu shpërndanë 120 familjeve shumë të varfëra. Përkatësisht, 84 pako në Tiranë dhe 36 pako ushqimore për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës në qarkun e Shkodrës. […]
Krishtlindje në Berat. (Dhjetor 2013)
Atmosfera e gëzueshme e Krishtlindjeve kishte ditë që dukej nw sytë e fëmijëve, e të rinjve por edhe te shumë prej besimtarëve beratas. Shumë kohë më përpara kishin filluar përgatitjet për të përjetuar sa më bukur këtë të kremte të madhe, Lindjen e Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Aktivitetet dhe koncertet e këtij fundviti, ku fëmijët dhe të rinjtë e qytetit tonë kanë qenë shumë […]
Krishtlindje në Korçë. (Dhjetor 2013)
“Lindja e Zotit Jisu Krisht, bërja e Tij si njëri nga ne, është me të vërtetë një ngjarje historike që ka ndodhur më shumë se dy mijë vjet më parë, por ajo është gjithashtu një ngjarje që e kapërcen historinë. Sepse ku Zoti ndërhyn në histori ngjarjet gjithmonë e kapërcejnë atë, duke u bërë trans-historike, që do të thotë se çfarë prek Perëndia është […]
Festivali 15 i Rinisë Orthodhokse të Shqipërisë,Tiranë 26.12.2013.
Në dt.26 dhjetor 2013 u zhvillua Festivali 15 i Rinisë Orthodhokse të Shqipërisë “Bijtë e Dritës”, nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, në amfiteatrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë. Në këtë festival morën pjesë grupe të ndryshme rinore orthodhokse: të Tiranës (Kori dhe Orkestrina e Radios “Ngjallja”), të Durrësit, të Beratit, të Vlorës, të Elbasanit, të Fikasit (Elbasan), të Shën […]
Krishtlindje në Gjirokastër. (Dhjetor 2013)
Himnet e Krishtlindjeve u dëgjuan edhe në të gjithë periferinë Episkopale të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës. Atmosfera ishte e gjallë për ditë me radhë dhe përtej zymtësisë që shoqëria kalon, edhe për shkak të kushteve ekonomike, erdhën Krishtlindjet, që të na kujtojnë të gjithëve se ka shpresë. Krishtlindjet janë kryesisht festë e fëmijëve. Janë disa shkolla të themeluara nga Kryepiskopi Anastas që […]
Urime të shumta dhe të ngrohta – Kryepiskopi Anastas priti vizitorë të shumtë në selinë e re të Sinodit të Shenjtë – Dhjetor 2013.
Ditën e Krishtlindjes, pas Liturgjisë Hyjnore, në orën 12.00, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga Episkopi i Apollonisë Nikolla, i Krujës Andoni, i Amantias Nathanaili dhe i Bylisit Asti, pritën vizitat e urimit. Pritja u bë në sallën e madhe të godinës së re të Sinodit të shenjtë, pjesë e kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Erdhën për të uruar Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Kryetari […]
Kremtim festiv i Krishtlindjeve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. (Dhjetor 2013)
“Në epokën tonë, në deklaratat publike, mbisundon theksimi i dinjitetit të njeriut. Por ngjarja që tregon me forcë unikale vlerën e jetës njerëzore, është ajo që zotëron në të kremten e sotme: Biri i Perëndisë së gjallë, të paafrueshëm dhe të tërëfuqishëm, mori natyrën njerëzore, u bë njeri. Ky vazhdon të jetë mesazhi qendror mahnitës i Krishtlindjes. Perëndia nuk dërgoi engjëj për shpëtimin e […]
KRISHTLINDJE 2013 VLERA E PAKONCEPTUESHME E JETËS NJERËZORE.
† Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks, Bij të shtrenjtë më Zotin, “Unë erdha të kenë jetë dhe ta kenë me të tepërt” (Joani 10:10). Në epokën tonë, në deklaratat publike, mbisundon theksimi i dinjitetit të njeriut. Por ngjarja […]