Materiali i paraqitur ka për qëllim t’i ofrojë lexuesit një informacion themelor dhe të kuptueshëm rreth besimit dhe jetës së Kishës Orthodhokse. Teksti është marrë nga libri “Besimi Orthodhoks” i Protopresviter Thomas Hopko, ish dekan i Seminarit Teologjik të Shën Vladimirit në Nju Jork, një ndër teologët orthodhoksë bashkëkohorë më të dëgjuar. Libri, i përbërë nga vëllime, është botuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë, 1997 dhe 2000, përkthyer nga Arkimandriti Joan Pelushi, tani Mitropolit i Korçës, nga origjinali në anglisht “The Orthodox Faith”.
Vëllimi I, Doktrina, përbëhet nga tri pjesë: I – Burimet e Doktrinës së Krishterë; II – Doktrinat themelore të Kishës Orthodhokse, duke shpjeguar Besoren e Nikeas; III – Një shpjegim i doktrinës së Trinisë së Shenjtë.
I - Burimet e Doktrinës
III - Trinia e Shenjtë
Trinia e Shenjtë
Trinia e Shenjtë Doktrina e Trinisë së Shenjtë nuk është thjesht një "artikull i besimit", për të cilën njerëzve i kërkohet "të besojnë." Ajo nuk është thjesht një dogmë për të cilën Kisha i kërkon anëtarëve të saj të mirë ta "pranojnë me besë". Gjithashtu, doktrina e Trinisë së Shenjtë nuk është shpikje e dijetarëve dhe akademikëve, si rezultat i meditimit intelektual dhe mendimit filozofik. Doktrina e Trinisë së Shenjtë buron prej eksperiencës më të thellë të njeriut me Perëndinë. Ajo vjen nga njohuria e gjallë dhe e vërtetë e atyre që arritën ta njohin Perëndinë në besë. Paragrafet që vijojnë kanë për qëllim të tregojnë diçka nga çfarë Perëndia ka zbuluar nga Vetvetja tek shenjtorët e Kishës. Të kuptosh fjalët dhe konceptet e doktrinës së Trinisë së Shenjtë është një gjë; të njohësh Realitetin e Gjallë të Perëndisë përtej këtyre fjalëve dhe koncepteve është