Viti Kishtar – Predikime

5:00 pm 03, 2024

Kreshma e Madhe.

By |2024-03-18T12:23:50+01:0019 Mars, 2024|Viti Kishtar - Predikime|Komentet te Kreshma e Madhe. Janë të Mbyllura

Kreshma e Madhe.       Periudha e Kreshmës së Madhe është koha e përgatitjes për festën e Ngjalljes së Krishtit. Ajo është simboli i gjallë i tërë jetës së njeriut, jetë që do të përmbushet në ngjalljen e tij prej së vdekurish me Krishtin. Ajo është një kohë për të rigjallëruar devotshmërinë: me lutje, agjërim e lëmosha. Eshtë një kohë pendese, një rigjallërim real

10:00 am 03, 2024

Agjërimi në Kreshmën e Madhe.

By |2024-03-18T12:19:14+01:0018 Mars, 2024|Viti Kishtar - Predikime|Komentet te Agjërimi në Kreshmën e Madhe. Janë të Mbyllura

 Agjërimi në Kreshmën e Madhe.          Diçka e veçantë duhet thënë për agjërimin gjatë Kreshmës së Madhe. Duke folur në përgjithësi, agjërimi është një element themelor i jetës së krishterë. Krishti agjëroi dhe i mësoi njerëzit të agjërojnë. Agjërimi i bekuar bëhet në sekret, pa e shfaqur dhe pa kritikuar të tjerët (Mattheu 6:16; Romanët 14). Ai ka për qëllim pastrimin e

6:00 pm 02, 2024

Përhasja e Zotit Jisu Krisht në Tempull (Ipapandia).

By |2023-09-30T19:26:40+02:001 Shkurt, 2024|Viti Kishtar - Predikime|Komentet te Përhasja e Zotit Jisu Krisht në Tempull (Ipapandia). Janë të Mbyllura

  Përhasja e Zotit Jisu Krisht në Tempull (Ipapandia).      Dyzetë ditë mbasi u lind, Ai u paraqit para Perëndisë në Tempullin e Jerusalemit, sikurse e kërkonte Ligji i Moisiut. Në atë kohë, edhe nëna e tij Maria bëri ritualin e pastrimit dhe ofroi flijimet, sikurse i kërkonte Ligji. Prandaj, dyzetë ditë mbas Krishtlindjes Kisha kremton, në 2 Shkurt, Përhasjen (ose Paraqitjen) e Zotit

6:00 pm 11, 2023

Hyrja e Hylindëses në Tempull.

By |2023-09-30T19:27:18+02:0020 Nëntor, 2023|Viti Kishtar - Predikime|Komentet te Hyrja e Hylindëses në Tempull. Janë të Mbyllura

Hyrja e Hylindëses në Tempull.        Festa e dytë e madhe e Hyjlindëses është kremtimi i Hyrjes së saj në Tempullin e Jerusalemit, që përkujtohet në 21 nëntor. Ashtu si festa e saj e Lindjes edhe kjo festë nuk ka ndonjë referencë biblike apo historike. Por, ashtu si lindja, kjo festë është e mbushur plot me kuptim të rëndësishëm shpirtëror për të krishterin

11:55 am 08, 2014

Festa të tjera.

By |2022-08-15T11:59:31+02:0015 Gusht, 2014|Viti Kishtar - Predikime|Komentet te Festa të tjera. Janë të Mbyllura

Festa të tjera.       Në çdo ditë të vitit, përveç dymbëdhjetë festave të mëdha , Kisha Orthodhokse përkujton shenjtorë dhe ngjarje të caktuara të historisë së saj. E tërë Kisha Orthodhokse kremton edhe shumë ditë të tjera, me liturgji dhe me solemnitet shpirtëror të veçantë. Të parat, ndër festat e kremtuara universalisht nga të gjithë orthodhoksët, janë ato të Shën Joan Pagëzorit, për të

11:47 am 08, 2014

Periudha para Kreshmës.

By |2022-08-15T11:52:25+02:0015 Gusht, 2014|Viti Kishtar - Predikime|Komentet te Periudha para Kreshmës. Janë të Mbyllura

Periudha para Kreshmës.         Periudha paskale e Kishës paraprihet nga periudha e Kreshmës së Madhe, e cila gjithashtu paraprihet nga një përgatitje liturgjike. Shenja e parë e afrimit të Kreshmës së Madhe vjen pesë javë më përpara se ajo të fillojë. Në këtë të Dielë këndimi i Ungjillit flet për Zakeun, taksambledhësin. Ai na tregon se si Krishti solli shpëtimin tek ky

6:44 pm 08, 2014

 Fillimi i Vitit Kishtar.

By |2022-08-14T18:50:09+02:0014 Gusht, 2014|Viti Kishtar - Predikime|Komentet te  Fillimi i Vitit Kishtar. Janë të Mbyllura

 Fillimi i Vitit Kishtar.       Ndonëse 1 shtatori është konsideruar si fillimi i Vitit Kishtar, prapëseprapë, sipas kalendarit të Kishës Orthodhokse, qendra reale liturgjike e ciklit vjetor të adhurimit, është festa e Ngjalljes së Krishtit. Të gjithë elementët e devotshmërisë orthodhokse drejtohen e burojnë prej Pashkës, kremtimit të Pashkës së Re të Krishterë. Madje edhe "festat e palëvizshme" të Kishës, si Krishtlinda e

Go to Top