– 05 Maj – Dëshmore e madhe Irini. Efthimi i Madhitës. Oshënar dëshmor i ri Efremi, çudibërës. Dëshmorët Martini, Irakliu.
Dëshmore e madhe Irini. Nuk kemi të dhëna autentike për jetën e saj. Megjithatë po japim aq sa dihet për të: Kishte një bukuri të rrallë. Ishte fëmijë i vetëm e Likinit dhe Likinisë, arkondë të një qyteti persian. Qysh në moshën 6-vjeçare, u mbyll nga prindërit në një kullë, siç qe zakoni atëherë, dhe rritej në kujdestarinë e pedagogut të saj, plakut Apelian,