Shenjtorët e ditës

12:02 am 05, 2024

– 02 Maj – E Enjtja E Madhe. Darka Mistike.

By |2024-05-01T23:10:22+02:002 Maj, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 02 Maj – E Enjtja E Madhe. Darka Mistike. Janë të Mbyllura

- Darka Mistike - E Enjtja e Madhe i kushtohet Darkës Mistike që Krishti kremtoi me dymbëdhjetë apostujt e Tij. Tema kryesore e ditës është vetë darka, për të cilën Krishti porositi që Pashka e Dhiatës së Re të hahej në kujtim të Tij, të trupit të Tij që thyhet dhe gjakut të Tij që derdhet për ndjesën e mëkateve. Gjithashtu, në shërbesat e kësaj

12:02 am 05, 2024

– 01 Maj – E Mërkura E Madhe. Lyerja e këmbëve të Zotit Krisht.

By |2024-05-01T22:57:11+02:001 Maj, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 01 Maj – E Mërkura E Madhe. Lyerja e këmbëve të Zotit Krisht. Janë të Mbyllura

    Të Mërkurën e Madhe përkujtojmë lyerjen me miro të këmbëve të Zotit tonë Jisu Krisht nga gruaja e përdalë. Gjithashtu përkujtojmë edhe mbledhjen e judenjve për të akuzuar Zotin Krisht nëpërmjet nxënësit të Tij, Juda Iskariotit. Dy ditë para Pashkës, kur Krishti kishte shkuar në Jerusalem, dhe gjendej në shtëpinë e Simon lebrozit, iu afrua një grua e përdalë edhe ia lau këmbët

12:02 am 04, 2024

– 30 Prill – E Marta E Madhe. Paravolia e 10 Virgjëreshave.

By |2024-04-27T22:00:41+02:0030 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 30 Prill – E Marta E Madhe. Paravolia e 10 Virgjëreshave. Janë të Mbyllura

Paravolia e 10 Virgjëreshave Të Martën e Madhe përkujtojmë paravolinë e dhjetë virgjëreshave, të cilën Krishti e tregoi gjatë predikimeve të Tij. Kisha jonë e Shenjtë na fton që të jemi gati që ta presim, duke mbajtur ndezur lambadhat e virtyteve tona, për Dhëndrin Qiellor, për Zotin Krisht, i Cili do të vijë në çastin e vdekjes sonë, por edhe në ardhjen e Tij të

12:02 am 04, 2024

– 29 Prill – E Hëna E Madhe. Josifi i Dhiatës së Vjetër.

By |2024-04-27T21:51:02+02:0029 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 29 Prill – E Hëna E Madhe. Josifi i Dhiatës së Vjetër. Janë të Mbyllura

Josifi i Dhiatës së Vjetër   Që nga dita e Diel pasdite fillon Java e Madhe, fillojnë Pësimet e Shenjta të Zotit tonë Jisu Krisht. Shembull i Zotit tonë Jisu është edhe Josifi i Dhiatës së Vjetër, kujtimin e të cilit e kryejmë sot. Josifi ishte djali i vogël i Patriarkut Jakov edhe biri i tij më i dashur. Por ai nuk ishte i dëshiruar

12:02 am 04, 2024

– 28 Prill – E Diela e Dafinave – 9 dëshmorët në Kizikë (Theogni etj.). Oshënar Memnoni, çudibërës. Oshënar Kirilli i Turovit.

By |2024-04-27T21:41:20+02:0028 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 28 Prill – E Diela e Dafinave – 9 dëshmorët në Kizikë (Theogni etj.). Oshënar Memnoni, çudibërës. Oshënar Kirilli i Turovit. Janë të Mbyllura

9 dëshmorët në Kizikë (Theognidi, Rufusi, Antipatri, Theostiki, Artemasi, Magno, Theodhuli, Thavmasi, Filemoni).   Këta martirë të shenjtë dhe të lavdëruar ishin nga vende të ndryshme dhe u arrestuan në Kizikë për besimin e tyre. Kur i pyetën, u përgjigjën me shumë guxim, duke u tallur me mashtrimet idhujtare. I torturuan me mënyra të ndryshme, por parapëlqyen ta dënonin veten si therore të gjallë për

12:02 am 04, 2024

– 27 Prill – E Shtuna e Llazarit – Ngjallja e Llazarit. Hierodëshmor Simoni (Simeoni) i Jerusalemit. Evlogj Mikpritësi. Dëshmor Popli. Dëshmor Polioni, lexues, në Cibal, Sirmium.

By |2024-04-27T20:26:48+02:0027 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 27 Prill – E Shtuna e Llazarit – Ngjallja e Llazarit. Hierodëshmor Simoni (Simeoni) i Jerusalemit. Evlogj Mikpritësi. Dëshmor Popli. Dëshmor Polioni, lexues, në Cibal, Sirmium. Janë të Mbyllura

Ngjallja E Llazarit   Këtë të shtunë nderojmë ngjalljen e Llazarit prej Jisu Krishtit. Llazari ishte shok i Krishtit dhe motrat e tij, Marta dhe Maria, e mikprisnin në shtëpinë e tyre shumë herë, e cila ndodhej në Betani afër Jerusalemit. Disa ditë përpara pësimeve të Krishtit, Llazari u sëmur dhe të motrat e tij lajmëruan Zotin Krisht, i cili ndodhej në Galile që ta

12:02 am 04, 2024

– 26 Prill – Hierodëshmor Vasili i Amasisë. Dëshmore Glafira. Oshënare Justa. Oshënar Kalandi. Oshënar Rikier në Pikardi.

By |2024-04-27T20:20:38+02:0026 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 26 Prill – Hierodëshmor Vasili i Amasisë. Dëshmore Glafira. Oshënare Justa. Oshënar Kalandi. Oshënar Rikier në Pikardi. Janë të Mbyllura

  - Hierodëshmor Vasili i Amasisë – Ati ynë i shenjtë, shën Vasili, ishte episkop i Amasisë, në Pont, në kohën e persekutimeve të mëdha të Dioklecianit, Maksimianit dhe Maksimin Daias. Ai e tregoi me jetën e tij se një i krishterë duhet të jetë gjithnjë gati të derdhë gjakun për Krishtin. Në fund të represioneve të përgjakshme, ai fuqizoi në besim kishat e Pontit,

12:02 am 04, 2024

– 25 Prill – Apostull e Ungjillor Marku. Eniani i Aleksandrisë. Dëshmore Niki.

By |2024-04-22T15:26:18+02:0025 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 25 Prill – Apostull e Ungjillor Marku. Eniani i Aleksandrisë. Dëshmore Niki. Janë të Mbyllura

- Apostull e Ungjillor Marku – Apostulli i shenjtë dhe i lavdëruar Marku, që quhej edhe Joan, ishte biri i një gruaje të devotshme të Jerusalemit, Marisë, e cila ua ofroi shtëpinë e saj apostujve, si vend mbledhjeje për lutje. Shën Petroja shkonte shpesh atje dhe kishte dashuri për Markun e ri, të cilin e mësoi në besim, e pagëzoi dhe e konsideronte si birin

12:02 am 04, 2024

– 24 Prill – Oshënare Elisabeta Çudibërëse. Sava Stratilati i Gotisë. Hierodëshmor Valentioni. Oshënar Ksenofon Athoniti. Shën Nikolla i Magnezisë. Vilfredi i Jorkut.

By |2024-04-22T15:23:35+02:0024 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 24 Prill – Oshënare Elisabeta Çudibërëse. Sava Stratilati i Gotisë. Hierodëshmor Valentioni. Oshënar Ksenofon Athoniti. Shën Nikolla i Magnezisë. Vilfredi i Jorkut. Janë të Mbyllura

Oshënare Elisabeta Çudibërëse.   Oshënare Elisabeta ishte një dhuratë nga Zoti për prindërit e saj fisnikë e shpresëtarë nga Heraklea e Thrakës. Kjo ndodhi falë ndërhyrjes së mrekullueshme të martires së shenjtë Gliqeria (13 maj). Që fëmijë, Elisabeta mësoi përmendësh jetët e shenjtorëve dhe kështu fitoi aftësinë për të imituar në çdo rrethanë shembullin e sjelljes së tyre ungjillore. Mbasi mbeti jetime në moshën 12-vjeçare,

12:02 am 04, 2024

– 23 Prill – Dëshmorët Donati e Therini në Butrint (Sarandë). Dëshmor i ri Llazari, bullgar.

By |2024-04-22T15:20:13+02:0023 Prill, 2024|Shenjtorët e ditës|Komentet te – 23 Prill – Dëshmorët Donati e Therini në Butrint (Sarandë). Dëshmor i ri Llazari, bullgar. Janë të Mbyllura

  - Dëshmor Therini në Butrint - Gjatë persekutimit të Decit (250), guvernatori Filip u dërgua në Butrint, në krahinën e Thesprotisë (Epiri i Vjetër), përballë ishullit të Korfuzit, për ta detyruar popullsinë t’u falej idhujve të perandorit. Në mes të turmës, një i krishterë me emrin Terin, i shquar për virtyte dhe lëmosha, ngriti zërin, për t’u tallur me hyjnitë pagane, që nuk janë

Go to Top