Fortlumturia i Tij Joani Mikpriti Udhëheqës Fetarë dhe Personalitete të Shquara për festën e Madhe  të Pashkës

Sot më 12 prill 2026, për të ndarë gëzimin e së kremtes madhështore të Ngjalljes së Krishtit, Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, mikpriti në Qendrën Sinodike pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” liderat fetarë, personalitete të larta të vendit nga Institucione Qendrore dhe Lokale, nga Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, Institucionet e pavarura, akademikë, personalitete të artit, medias, biznesit, të fushave të ndryshme, si edhe shumë besimtarë.
Kjo pritje zyrtare u karakterizua nga atmosferë e ngrohtë dhe festive. Tashmë ajo është bërë traditë e organizimeve tona dhe jep gëzimin e veçantë të ndarjes së Lajmit të jetës, që Krishti u Ngjall – Vërtet u Ngjall!

——-

Foto Album