– 20 Mars – Oshënarët dëshmorë në Manastirin e Shën Savës. Dëshmoret Aleksandria, Klaudia, Efprasia, Matrona, Juliana, Efimia dhe Theodhosia. Oshënar Nikita Konfesori, episkop i Apollonisë.
- Oshënarët Dëshmorë në Manastirin e Shën Savës – Në vitin 796, saraçenët nisën një luftë të përgjakshme kundër fiseve beduine të shpërndara në Palestinë dhe të dy palët sulmuan fshatrat e qytetet e krishtera. Kështu ata plaçkitën qytetin e Elefteropolit, duke e boshatisur nga banorët dhe rrafshuan Gazën, Askalonin dhe qytete të tjera. Një numër i madh banorësh të këtyre zonave gjetën strehë