Leximet e ditës

12:00 am 11, 2020

APOSTULLI – 1 Thesalonikasve 2:9-14

By |2020-10-12T16:53:53+02:0012 Nëntor, 2020|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 1 Thesalonikasve 2:9-14 Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 1 Thesalonikasve 2:9-14 Sepse e mbani mend, o vëllezër, lodhjen dhe mundimin tonë; sepse duke punuar natë e ditë, që të mos i bëhemi barrë ndonjërit prej jush, predikuam ungjillin e Perëndisë tek ju. Ju jeni dëshmitarë edhe Perëndia, se me shenjtëri e me drejtësi e patëmetë kemi qenë tek ju që besoni; sikundër e dini, se gjithësecilin prej jush e nxitnim dhe

12:00 am 11, 2020

UNGJILLI – Llukai 13:1-9

By |2020-10-12T16:56:16+02:0012 Nëntor, 2020|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Llukai 13:1-9 Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Llukai 13:1-9 Edhe në atë kohë ishin atje pranë disa veta duke i treguar atij për galileasit, gjakun e të cilëve Pilati e përzjeu bashkë me therorët e tyre. Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Pandehni se këta galileas ishin më fajtorë se gjithë galileasit e tjerë, nga që pësuan gjëra të tilla? Jo, po ju them juve; po në mos

12:00 am 11, 2020

Oshënar Joan Përdëllimtari. Martini i Taracinës. Oshënar Nil Mirovliti.

By |2020-10-13T12:57:55+02:0012 Nëntor, 2020|Shenjtorët e ditës|Komentet te Oshënar Joan Përdëllimtari. Martini i Taracinës. Oshënar Nil Mirovliti. Janë të Mbyllura

Oshënar Joan Përdëllimtari Shën Joani ishte filiz i një familjeje të shkëlqyer të Amathundës në Qipro. Nga presioni i prindërve, u martua dhe pati shumë fëmijë, të cilët, nga vullneti i Perëndisë, i vdiqën të vegjël, sikurse dhe e shoqja. Duke parë në këtë privim të dhimbshëm rastin për t’u çliruar nga përkujdesjet e botës, iu përkushtua plotësisht Perëndisë. Më 610, u dorëzua patriark i

12:00 am 11, 2020

Dëshmor i madh Minai, Viktori, Vicenti, Stefanidha. Oshënar Theodhor Studiti.

By |2020-10-12T16:51:03+02:0011 Nëntor, 2020|Shenjtorët e ditës|Komentet te Dëshmor i madh Minai, Viktori, Vicenti, Stefanidha. Oshënar Theodhor Studiti. Janë të Mbyllura

Dëshmor i madh Minai Martiri i shenjtë Minai luftoi për Krishtin gjatë persekutimit të Maksimianit(296-304). Ishte nga Egjipti dhe shërbente në ushtritë perandorake që ndodheshin në Koti të Frigjisë (Azi e Vogël), me urdhër të njëfarë Argjirisku. Veteran 50-vjeçar, Minai dallohej jo vetëm për forcën dhe burrërinë e tij, por edhe për urtësinë dhe vetëpërmbajtjen që kishte nga besimi në Krishtin. Në këtë kohë gjeneral

12:00 am 11, 2020

UNGJILLI – Llukai 12:48-59

By |2020-10-12T16:46:33+02:0011 Nëntor, 2020|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Llukai 12:48-59 Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Llukai 12:48-59 Edhe gjithkujt që iu dha shumë, shumë do të kërkohet prej tij; edhe atij që iu besuan shumë, më shumë do të kërkojnë prej tij. Erdha të vë zjarr mbi dhe; edhe ç’dua më, në qoftë se u ndez tani? Edhe kam një pagëzim me të cilin do të pagëzohem, edhe sa shtrëngim kam deri sa të mbarohet? Pandehni se kam

12:00 am 11, 2020

APOSTULLI – 1 Thesalonikasve 2:1-8

By |2020-10-12T16:42:51+02:0011 Nëntor, 2020|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 1 Thesalonikasve 2:1-8 Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 1 Thesalonikasve 2:1-8 Sepse vetë ju e dini, vëllezër, se hyrja jonë tek ju nuk u bë më kot; por si vuajtëm më përpara dhe u shamë, siç e dini, në Filipë, morëm guxim në Perëndinë tonë të flasim ndër ju ungjillin e Perëndisë me shumë përpjekje. Sepse mësimi ynë nuk qe prej gënjeshtre, as prej ndyrësie, as me mashtrim; por siç u

12:00 am 11, 2020

Apostujt Olimpai, Rodioni (Herodioni), Sosipatri, Terti, Erasti dhe Kuarti nga të 70-t. Dëshmor Oresti. Dëshmor Orioni. Oshënar Arseni i Kapadhokisë.

By |2020-10-12T16:39:32+02:0010 Nëntor, 2020|Shenjtorët e ditës|Komentet te Apostujt Olimpai, Rodioni (Herodioni), Sosipatri, Terti, Erasti dhe Kuarti nga të 70-t. Dëshmor Oresti. Dëshmor Orioni. Oshënar Arseni i Kapadhokisë. Janë të Mbyllura

Apostujt Olimpai, Rodioni (Herodioni), Sosipatri, Terti, Erasti dhe Kuarti nga të 70-ët   Këta apostuj të shenjtë bënin pjesë në të Shtatëdhjetë Dishepujt e Shpëtimtarit. Shën Olimpai dhe Rodioni (Herodioni), përmendur nga shën Pavli në Letrën drejtuar Romakëve (Rom. 16), ndoqën shën Petron në Romë, ku dhe ua prenë kokat gjatë persekutimit të Neronit (54). Shën Sosipatri, i cili përmendet nga shën Pavli (Rom. 16.21),

12:00 am 11, 2020

APOSTULLI – 1 Thesalonikasve 1:6-10

By |2020-10-12T15:47:45+02:0010 Nëntor, 2020|Apostulli i ditës|Komentet te APOSTULLI – 1 Thesalonikasve 1:6-10 Janë të Mbyllura

APOSTULLI - 1 Thesalonikasve 1:6-10 Sepse vetë ju e dini, o vëllezër, se hyrja jonë tek ju nuk u bë më kot; por si vuajtëm më përpara dhe u shamë, sikundër e dini, në Filipë, morëm guxim në Perëndinë tonë të flasim ndër ju ungjillin e Perëndisë me shumë përpjekje. Sepse mësimi ynë nuk qe prej gënjeshtre, as prej papastërtie, as me mashtrim; por sikundër

12:00 am 11, 2020

UNGJILLI – Llukai 12:13-15, 22-31

By |2020-10-12T15:35:14+02:009 Nëntor, 2020|Ungjilli I Ditës|Komentet te UNGJILLI – Llukai 12:13-15, 22-31 Janë të Mbyllura

UNGJILLI - Llukai 12:13-15, 22-31 Edhe një prej turmës i tha: Mësues, thuaji tim vëllai të ndajë trashëgimin bashkë me mua. Po ai i tha: O njeri, kush më vuri gjykatës a ndarës mbi ju? Edhe u tha atyre, Vështroni e ruhuni nga çdo lakmi; sepse në pastë tepër ndonjë, jeta e dikujt nuk është në tepricën e pasurisë së tij. Edhe u tha nxënësve

12:00 am 11, 2020

Nektari i Pentapojës. Dëshmorët Onisifori, Porfiri. Oshënare Matrona.

By |2020-11-09T18:04:30+01:009 Nëntor, 2020|Shenjtorët e ditës|Komentet te Nektari i Pentapojës. Dëshmorët Onisifori, Porfiri. Oshënare Matrona. Janë të Mbyllura

Nektari i Pentapojës   Mrekullitë e tij të papërshkrueshme në të gjithë botën i lënë pa gojë ateistët! Anastas Kefalasi lindi më 1.10.1846, në Turqinë evropiane nga prindër të varfër e shpresëtarë me shumë fëmijë, Dhimo dhe Vasilika (Balu). Pasi mësoi shkrim e këndim punoi në Konstandinopojë. Kur ishte njëzet vjeç u caktua mësues në një fshat të ishullit Hios, dhe meqë i pëlqente jeta

Go to Top