Besimi Orthodhoks

12:23 pm 11, 2012

Anafora

By |2020-04-06T22:48:53+02:007 Nëntor, 2012|V - Mesha Hyjnore|Komentet te Anafora Janë të Mbyllura

    Tani fillon pjesa e Meshës Hyjnore e cila quhet Anafora, që do të thotë ngritje lart, lartësim. Në këtë kohë, dhuratat e bukës dhe të verës që janë blatuar në altar, ngrihen lart nga altari drejt Perëndisë Atit dhe marrin shenjtërimin hyjnor nga Shpirti i Shenjtë, i cili vjen t’i ndryshojë ato në Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Forma e përgjithshme e Anaforës është rituali paskal

8:59 am 11, 2012

Ndërtesa e Kishës

By |2020-04-27T21:44:39+02:007 Nëntor, 2012|Besimi Orthodhoks, I - Ndërtesa e Kishës|Komentet te Ndërtesa e Kishës Janë të Mbyllura

Ndërtesa e Kishës Gjatë historisë së Kishës Orthodhokse u zhvillua një stil i përcaktuar në arkitekturën e Kishës. Ky stil karakterizohet nga orvajtja për të treguar përvojën themelore të Krishtërimit Orthodhoks: Perëndia është me ne. Forma e ndërtesës së Kishës Orthodhokse, përcaktohet nga fakti që Krishti Emanuel (që i përkthyer do të thotë “Perëndia me ne”), tashmë ka ardhur. Perëndia është me njeriun në Krishtin

8:49 am 11, 2012

Lutja e pandërprerë

By |2020-04-06T22:47:12+02:007 Nëntor, 2012|V - Lutja & Lëmosha|Komentet te Lutja e pandërprerë Janë të Mbyllura

    Në letrën e tij drejtuar Romanëve, Shën Pavli i mëson të krishterët të “qëndrojnë në lutje” (Romanët 12:12). Në letrën e tij të parë drejtuar Selanikasve ai thotë thjesht, “lutuni pa pushim” (1 Selanikasit 5:17).     Këto dy urdhërime të apostullit janë interpretuar në traditën orthodhokse në dy mënyra të ndryshme. Mënyra e parë, e përmendur nga Shën Joan Gojarti dhe Shën Dimitri i

12:51 pm 11, 2012

Abrahami

By |2020-04-30T14:42:26+02:006 Nëntor, 2012|Besimi Orthodhoks, IV - Historia e Shpëtimit|Komentet te Abrahami Janë të Mbyllura

Abrahami      Historia e shpëtimit, e ashtuquajtur me të vërtetë, fillon me Abramin, të cilin Perëndia e quajti Abraham që do të thotë “ati i një shumice”. Abrahami ishte patriarku i parë i popullit të Izraelit. Fjala patriark do të thotë “ati i popullit”. Në personin dhe jetën e Abrahamit, janë parafiguruar ngjarjet qendrore të shpëtimit të botës nga Krishti në Dhiatën e Re.

12:50 pm 11, 2012

Pashka

By |2022-02-19T11:42:44+01:006 Nëntor, 2012|Besimi Orthodhoks, IV - Historia e Shpëtimit|Komentet te Pashka Janë të Mbyllura

Pashka     Ngjarja qendrore e të gjithë historisë së Dhiatës së Vjetër është Pashka dhe Eksodi. Djali i Abrahamit, Isaku ishte ati i Jakovit, të cilin Perëndia e quajti Izrael, që do të thotë “ai që lufton me Perëndinë” (Zanafilla 32:28). Perëndia e ribëri premtimin e Tij tek Isaku dhe Jakovi dhe e vazhdoi me ata dhiatën që kishte bërë me Abrahamin. Jakovi pati

12:40 pm 11, 2012

Letrat e Shën Pavlit

By |2022-02-26T11:52:03+01:006 Nëntor, 2012|Besimi Orthodhoks, III - Dhiata e Re|Komentet te Letrat e Shën Pavlit Janë të Mbyllura

Letrat e Shën Pavlit      Katërmbëdhjetë letra, të quajtura gjithashtu epistola, të cilat i përcaktohen apostullit Pavël, përfshihen në shkrimet e shenjta të Kishës së Dhiatës së Re. Do t’i vërejmë këto sipas rendit në të cilën ato janë vendosur në Shkrimin e Shenjtë dhe lexuar në vitin liturgjik të Kishës. Romanëve     Letra e Romanëve u shkrua nga Shën Pavli prej Korinthit

12:32 pm 11, 2012

Ligji

By |2020-04-30T17:33:33+02:006 Nëntor, 2012|Besimi Orthodhoks, II - Dhjata e Vjetër|Komentet te Ligji Janë të Mbyllura

Ligji      Pjesa e parë e Shkrimit të Shenjtë është quajtur Torah, që do të thotë Ligji. Gjithashtu quhet Pentateuku, që do të thotë pesë librat. Këto libra janë quajtur edhe Librat eMoisiut. Ato janë Gjeneza (Zanafilla), Eksodi (Dalja), Levitiku, NumratdheDhefteronomi (Ligji i Përtërirë). Ngjarjet e përshkruara në këto libra, prej thirrjes së Abrahamit te vdekja e Moisiut, ka mundësi të kenë ndodhur dikur

12:21 pm 11, 2012

Epiklisis (Thirrja e Shpirtit të Shenjtë)

By |2020-04-06T22:48:53+02:006 Nëntor, 2012|V - Mesha Hyjnore|Komentet te Epiklisis (Thirrja e Shpirtit të Shenjtë) Janë të Mbyllura

    Mbas ngritjes lart të dhuratave eukaristike tek Ati, kremtuesi i Meshës Hyjnore lutet që Shpirti i Shenjtë të zbresë mbi ato dhe mbi gjithë popullin dhe të ndryshojë (ose siç thuhet në Meshën e Shën Vasilit të tregojë) bukën dhe verën e blatuar në kujtim të Krishtit, në Trupin dhe Gjakun e Zotit. Lutja për zbritjen e Shpirtit të Shenjtë është konsideruar nga Kisha

11:00 am 11, 2012

Mëkati

By |2020-04-30T18:07:25+02:006 Nëntor, 2012|Besimi Orthodhoks, I - Spiritualiteti|Komentet te Mëkati Janë të Mbyllura

Mëkati     Mëkati, sipas shkrimeve, është “paligjshmëri” dhe “paudhësi” (1 Joani 3:4, 5:17). Të bësh paudhësi dhe të bësh padrejtësi do të thotë të mëkatosh. Në greqisht, fjala mëkat në kuptimin origjinal kishte kuptimin e “mos-qëllimit në shenjë”, domethënë të shkoje në drejtimin e gabuar, drejt qëllimeve dhe synimeve të gabuara. Do të thotë të zgjedhësh dhe të shkosh në rrugën e vdekjes dhe

9:01 am 11, 2012

Tryeza e Shenjtë (Altari)

By |2020-04-30T18:10:22+02:006 Nëntor, 2012|Besimi Orthodhoks, I - Ndërtesa e Kishës|Komentet te Tryeza e Shenjtë (Altari) Janë të Mbyllura

Tryeza e Shenjtë (Altari)     Ne e kemi përmendur më sipër, që tërë ndërtesa e Kishës përqendrohet rreth Tryezës së Shenjtë. Tryeza e Shenjtë nuk paraqet vetëm thjesht tryezën e Darkës së Fundit (Darkës Mistike). Ajo është prania simbolike dhe mistike e fronit qiellor dhe tryeza e Mbretërisë së Perëndisë; tryeza e Krishtit Fjalë, Qengjit dhe Mbretit të jetës së amshuar, të zotërimit të

Go to Top