Në kuadër të festave të fundvitit përkatësisht të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të rinj orthodhoks në bashkëpunim me organizatorë të Lidhjes së Grave Orthodhokse të Tiranës organizuan vizita nëpër azile, në shtëpi besimtarësh që jetojnë të vetmuar dhe në burgje.
Në 18 dhjetor, vizitat e para u bënë në 2 azile, të grave dhe të burrave.
Në 24 dhjetor në mbrëmje disa studentë orthodhoksë, në vazhdim të vizitave dhe përhapjes së mesazhit të ardhjes së Krishtlindjes (kolendrave) që kishin organizuar në 23 dhjetor, vizituan edhe disa familje të krishtera që ndodheshin në vështirësi dhe të vetmuar. Ata me këngët e Krishtlindjes përcollën dhe ndanë me ta dashuri, momente gëzimi dhe shprese.
Në 29 Dhjetor organizuan vizita në Institucionin e Riedukimit (në burgun 325) në Tiranë. Në këtë burg vuajnë dënimin rreth 90 burra dhe 60 gra. Nën drejtimin e Atë Viktor Bërdufi u kryen vizita në të dyja burgjet, si të burrave ashtu edhe të grave. Gjatë kësaj vizite u organizua kokteil dhe këngë me mesazhin e Krishtlindjes.
Së bashku me grupin orthodhoks bashkëpunuan edhe 2 pastorë ungjillorë, të cilët u kujdesën për dhuratat në burgun e burrave ndërsa Kisha jonë për dhuratat e grave.
Së bashku me grupin orthodhoks bashkëpunuan edhe 2 pastorë ungjillorë, të cilët u kujdesën për dhuratat në burgun e burrave ndërsa Kisha jonë për dhuratat e grave.
Është bërë tashmë traditë që nën kujdesin e Kryebariut të Kishës sonë Imzot Anastasit të organizohen vizita të tilla nëpër burgje, azile, familje në nevojë, për të ndarë me ta dhe lehtësuar disi momentet e vështira që kalojnë, duke u dhënë atyre kurajë dhe shpresë për një rehabilitim sa më të shpejtë.
Joan Meni