![]() |
Pas një përpjekje të ashpër shumë mujore me sëmundjen e rëndë, Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Kristodhuli, fjeti të hënën, 28 janar 2007.
|
|
Mijëra njerëz, duke mos marre parasysh te ftohtin, shkuan në Mitropoli, për ta nderuar dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kryepiskopit Kristodhuli. Deri në darkën përpara ceremonisë mortore, mbi 300 mijë njerëz shkuan për ta nderuar. Përshtypje bëri pjesëmarrja e madhe e të rinjve.
|
![]() |
![]() |
Varrimi i Kryepiskopit u bë në datën 31 janar, me nderimet e një udhëheqësi shteti. Ne orën 10:00 ne mëngjes u krye Shërbesa mortore e lamtumirës se fundit, në prani të Patrikut Ekumenik Vartholomeu, Presidentit të Republikës Karol Papulias, Kosta Karamanlis me kabinetin qeveritar, Kryetari i Parlamentit etj, në kishën katedrale “Ungjillëzimi” në Athinë.
|
|
Gjithashtu ishin të pranishëm edhe Primatë të Patriarkanave dhe Kishave Orthodhokse Autoqefale dhe Autonome si të Aleksandrisë, Jerusalemit, të Rumanisë, të Qipros, të Shqipërisë, të Çekisë dhe Sllovakisë, të Amerikës, të Estonisë, etj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror te Kishave dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian i Kishave, dhe përfaqësi të të gjitha Kishave Orthodhokse dhe shumë organizmave të saj. Merrnin pjesë gjithashtu edhe përfaqësues nga Kisha Romano-Katolike, Kisha të tjera të krishtera: Etiopiane, Kopte, Armene, Protestante, si edhe nga Komuniteti Mysliman si dhe organizma të tjera.
|
![]() |
|
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ishte e pranishme me një përfaqësi të kryesuar nga Kryepiskopi Anastas Mitropoliti i Beratit Ignati dhe Episkopi i Krujës Andoni.
Kishin arritur ndërkohë edhe mjaft telegrame që shprehnin ngushëllimet, pikëllimet e tyre si Papa Benedikti i XVI-të, mbretër, mbretëresha, udhëheqës shtetesh e fetarë. Midis tyre edhe Kryeministri i Shqipërisë, Prof Dr. Sali Berisha drejtuar Kryeministrit të Greqisë, z. Kosta Karamanlis, për ndarjen nga jeta të Kryepiskopit Kristodhulos: “I nderuar z. Karamanlis, Me hidhërim të thellë mësova lajmin për humbjen e Kryepeshkopit Kristodhulos, i cili për më se një dekadë udhëhoqi me devotshmëri Kishën Ortodokse Greke. Me personalitetin e tij të shquar dhe udhëheqjen e urtë, Kryepeshkopi Kristodhulos kontribuoi në forcimin e rolit të ortodoksisë në botë dhe e solli Kishën Greke më pranë realitetit modern të ditëve ku ne jetojmë.
Më lejoni, i nderuar z. Kryeministër, që në emër të qeverisë shqiptare dhe në emrin tim personal, t`u shpreh Juve dhe popullit mik grek, ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për këtë humbje të rëndë”.
Ceremonia e varrimit zgjati për disa orë, duke u ndjekur nga mijëra dashamirës, si në rrugë ashtu edhe nëpër televizione.
Ditë e ardhshme do të mblidhet Sinodi i Shenjtë në të cilin do të vendos vazhdimësinë e zgjedhjes së Kryepiskopit të ri të Kishës së Greqisë.
|
|



