– Sqarim rreth spekulimeve për të ashtuquajturat deklarata të Mitropolisë. – 
 

    Qëllimi i kësaj deklarate është për të qartësuar edhe një herë qëndrimin e Mitropolisë së Korçës rreth spekulimeve në disa media dhe individë të ndryshëm rreth të ashtuquajturave deklarata të Mitropolisë në lidhje me dramën “Shën Maria e Beratit”. E vetmja deklaratë zyrtare e Mitropolisë është ajo që u dha zyrtarisht nëpërmjet zëdhënësit të saj. Çdo spekulim tjetër, i qëllimshëm ose jo, nuk i përgjigjet të vërtetës. Gjithashtu është spekuluar me faqe të ndryshme në internet, të paraqitura si faqe zyrtare të Mitropolisë së Korçës, që në të vërtetë janë faqe individuale dhe nuk paraqesin opinionet dhe mendimet e Mitropolisë. Për këtë arsye kërkojmë që raportimet të jenë më të përgjegjshme dhe të mos përhapin konfuzion dhe pasaktësi.
 
   Gjithashtu Mitropolia e Korçës distancohet nga çdo opinion dhe veprim që nuk përcjell etikën e krishterë dhe që nuk respekton dinjitetin e çdo njeriu, kushdo qoftë ai.
 
Mitropolia e Shenjtë e Korçës