Mesazh ngushëllimi

Komunitetit Bektashian të Shqipërisë
 
Tiranë më, 02.04.2011
 
Me dhimbje të madhe dhe hidhërim të thellë mësuam sot se u nda nga jeta shumë i dashuri Haxhi Dede Reshat Bardhi, Kryegjysh Botëror i Komunitetit Bektashian. I shprehim ngushëllimet më të ndjera dhe të nxehta Komunitetit Bektashian, të cilin ai e drejtoi me urtësi dhe përkushtim, si dhe të afërmve të tij.

Do të kujtojmë gjithmonë me dashuri të sinqertë dhe vlerësim të veçantë personalitetin e tij fisnik, besimin dhe përkushtimin ndaj Zotit dhe popullit të Shqipërisë. Gjithashtu, do jenë të paharruara miqësia dhe bashkëpunimi i ngushtë e i përzemërt për ringritjen e besimit dhe harmoninë fetare në vend, që na lidhën për dy dekada me radhë.

Kujtimi dhe trashëgimia e tij shpirtërore jemi të sigurt se do të jenë gjithmonë bekim dhe burim frymëzimi për Komunitetin Bektashian.

Lutemi që Zoti, të cilin ai e deshi që nga mosha fëminore, ta prehë me të drejtët shpirtin e tij të zgjedhur.

Për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
 
 
+Anastasi
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë