Me rastin e Krishtlindjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, në dt.26 dhjetor, ka shtruar një darkë për të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve të krishtera dhe jo vetëm.

Në këtë darkë festive, ishin të pranishëm krerët e pesë komuniteteve më të mëdhaja fetare në Shqipëri, përfaqësi besimtarësh të krishterë (orthodhoksë, katolikë e ungjillorë), përfaqësi të ambasadave të huaja në vend dhe nga shoqëria civile.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, tha se kjo tryezë për të festuar Krishtlindjen, ishte një risi, që që prej vitesh i mungonte institucionit që ai drejton.

Ndër të tjera, ai tha se Krishtlindjet janë një moment reflektimi për këdo, ndërkohë që ai u ndal edhe te fakti që Tirana po zhvillohet shpejt dhe se ia doli që të ringrihet shpejt nga dëmtimet e tërmetit të 26 nëntorit.

Z. Veliaj shprehu gjithashtu: “Jam mirënjohës për përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vendin tonë, si dhe për këdo që i është përgjigjur thirrjes duke shërbyer ndaj njerëzve”

Kryepiskopi Anastas bëri një dhuratë festive Kryetarit z. Veliaj.