Ditën e djeshme, 2 dhjetor 2019, Drejtori i Emergjencave Civile z. Haki Çako dhe Prefekti i Durrësit Roland Nasto, shkuan në manastirin e Shën Vlashit, ku janë strehuar një numër i madh banorësh të mbetur të pastrehë nga tërmeti i datës 26 nëntor.
Ata vizituan mjediset ku ata strehohen, që i përkasin Manastirit, Akademisë Teolojjike dhe Skitit të Miroprurëseve, duke falënderuar Kishën Orthodhokse për mikpritjen dhe kujdesin e treguar, si edhe duke iu premtuar te prekurve nga tërmeti se po behet çdo përpjekje për tejkalimin e situatës dhe strehimin e tyre sa më të shpejtë.
Ndërkohë, kujdesi për njerëzit në manastir vazhdon me intensitet të plotë, duke siguruar kushte të përshtatshme për të gjithë të strehuarit, ndërkohë që mekanizmi i solidariteti funksionon në Kryepiskopatë dhe Mitropolitë, duke mbështetur me ndihma dhe mjete financiare.