Sot, e martë 11 qershor 2019, në Pallatin e Brigadave u hap Konferenca Rajonale mbi “Rolin e Fesë në Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe disa organizata të rajonit. 

Në të folën Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta, Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas; Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu; Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike, Mons. George Frendo; Kryegjyshi Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore, pastor Ylli Doçi. Merrnin pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të qeverisë dhe të komuniteteve fetare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi etj.

Konferenca vazhdon nesër me referimet e përfaqësuesve nga rajoni në Hotel “Tirana International”.