Një atmosferë e gëzueshme në prag të Krishtlindjes. Qyteti ishte kudo i zbukuruar me drita shumëngjyrëshe. Festa e kësaj ngjarje të rëndësishme të Lindjes së Shpëtimtarit tonë Jisu krisht, në qytetin e Korçës nisi të festohej dhe të pritej me padurim.

    Të rinjtë e këtij qyteti me 18 dhjetor 2010, në ambientet e Katedrales së qytetit me bekimin e Mitropolitit të tij Imzot Joanit, u zhvillua festivali rinor me rastin e Krishtlindjes. Në këtë festival morën pjesë grupe rinore nga Pogradeci, Prespa, Progri, Erseka dhe Korça, e cila u përfaqësua nga shkolla: “Tefta Tashko Korçë” pallati i kulturës “Mihal Grameno”  dhe nga disa të rinj pjesëmarrës në korin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

    Me gaz dhe hare të rinjtë e mitropolisë së Korçës, i kënduan lindjes së Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Në mbylljen e këtij festivali kaq të mrekullueshëm, patëm kënaqësi të kishim të pranishëm Mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin i cili dha  dhe  mesazhin e Krishtlindjeve: “ Gëzohuni, se Zoti morri trup dhe banoi ndër ne plot hir dhe të vërtetë…. Shpirtrat tanë duhet të mbushen me gëzim, sepse ai shpirt që humbet gëzimin do të jetë një shpirt i vdekur”.

*     *     *

    Festimet e të rinjve orthodhoksë të këtij qyteti nuk mbaruan këtu. Në mbasditen e datës 23 disa të rinj u mblodhën për të festuar ditën e Kolendrave. Reth orës 16:30 pasi filloi të binte muzgu i mbrëmjes u drejtuam drejt Mitropolisë me grazhdin në dorë dhe duke kënduar. Patëm kënaqësinë të uronim Imzot Joanin, i cili na dhe bekimin dhe na uroi të gjithëve. U larguam nga Mitropolia, për të vazhduar rrugëtimin tonë tek të gjitha shtëpitë e klerikëve të qytetit tonë. Gjatë rrugës u shkëmbyem me disa grupe të tjera fëmijësh dhe të rinjsh të cilët me gëzim i këndonin kësaj dite të madhe. Kjo ishte nje mbasdite mjaft e bukur në qytetin e Korçës. Zërat e gëzuara të fëmijëve dëgjoheshin kudo nëpër qytet.

    Por festa nuk ka ardhur plotësisht. Në datën  25 dhjetor që në orët e para të ditës dëgjoheshin fishekzjarrët dhe zhurma e njerëzve nëpër rrugë, të cilët të drejtuar për në kishë për Liturgjinë Hyjnore, uronin njëri – tjetrin.

     Liturgjia Hyjnore e kësaj dite ishte e veçantë. Troparet që i këndonin Lindjes së Shpëtimtarit dhe Virgjëreshës Mari ishin të veçanta. Kishat atë ditë ishin plot e përplot me besimtarë  të cilët uronin njëri tjetrin për këtë gëzim të madh të lindjes së  Zotit tonë Jisu Krisht. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” së bashku me ne meshoi dhe Mitropoliti i Korçës Imzot Joani, i cili sipas traditës në fund të Liturgjisë dha dhe mesazhin e Krishtlindjeve:

     Mbas liturgjisë Hyjnore  në ambientin e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, Imzot Joani mikpriti të gjithë besimtarët, të cilët uruan kryebariun për këtë festë të madhe. Pjesëmarrës në këtë pritje ishin edhe të gjithë klerikët e qytetit tonë. Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre prefekti, deputetë të këtij qyteti, bashkiaku i Korçës, si edhe personalitete të njohura të këtij qyteti. Patën kënaqësinë të merrnin pjesë në gëzimin tonë, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare në qytetin e Korçës. Grupe të rinjsh, të moshuar, besimtarë dhe dashamirës të këtij qyteti erdhën dhe shkëmbyen urimet dhe mesazhet  e tyre me rastin e kësaj feste. Për rreth tre orë Mitropolia e Shenjtë pati kënaqësinë të mikpriste urimet e dashamirësve për këtë gëzim të madh.

 

*     *     *

    Krishtlindje për të gjithë të krishterët do të thotë që Perëndia u kujdes aq shumë për të dhënë më të minën: “Sepse Perëndia aq shumë e deshi botën sa dha Birin e tij të Vetëmlindur, që të mos humbasë kushdo që t’i besojë Atij, por të ketë jetë të përjetshme” (Jn 3.16). Ai erdhi jo thjesht të vizitojë, por të qëndrojë: “Ja, Unë jam me ju, gjithmonë, deri në fund të botës”. Me ne në gëzimet tona, me ne në hidhërimet tona, me ne në jetë, me ne në vdekje. Ai erdhi në Bethlehem. Ai vjen tani, dhe Ai do të vijë në fund të kohërave për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit.

 

Lindja është vepër Perëndie.
Ajo është shumë e lartë për sytë e kuptimit të të gjithë njerëzve.
Krishti Lindi, ngazëllohuni o popuj !

 

Nga Korça
Znj. Frosina Naçe