Me rastin e së kremtes së madhe të Pashkës, me bekimin e Kryepiskopit Anastas, kori bizantin “Shën Joan Kukuzeli”, nën drejtimin e profesorit të muzikës bizantine z.Theodhor Peci, organizoi në datën 3 prill koncertin “Ty të meriton madhështimi”. Repertori përmbante tropare e himne nga Triodhi dhe Java e Madhe. Ato u interpretuan bukur dhe me shumë melodicitet, duke krijuar tek pjesëmarrësit një atmosferë lutëse dhe kataniktike. Të ftuar në këtë koncert ishin edhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, episkopë, klerikë, besimtarë edhe muzikëdashës. Gjithashtu, në datën 1 prill, kori “Shën Joan Kukuzeli” dha koncert edhe në qytetin e Beratit me ftesë të Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit.
Related Posts
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joanit në Konferencën Ndërkombëtare: “Anastasi: Kryepiskop, Theolog, Hierapostull” Brookline, Massachusetts, 2 – 4 mars, 2026
Gallery
Fjala e Fortlumturisë së Tij, Joanit në Konferencën Ndërkombëtare: “Anastasi: Kryepiskop, Theolog, Hierapostull” Brookline, Massachusetts, 2 – 4 mars, 2026
Uniteti i dukshëm i orthodhoksëve dëshmi në mbarë botën Përshkrim nga Mediat Kishtare Orthodhokse online për vizitën e Kryepiskopit Joan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Gallery