Botuar në gazetën “Mapo”, 16 prill 2014

 

   Sa herё qё tё krishterёt ortodoksё pёrgatiten tё kremtojnё ngjarje tё shenjta tё besimit tё tyre, persona tё ndryshёm guxojnё tё helmojnё mendjet me dezinformimet e tyre kundra Kishёs Ortodokse, nёpёrmjet shkrimeve nё median e shkruar dhe elektronike. Qëndrimet e tyre ndaj Kishёs Ortodokse Autoqefale tё Shqipёrisё (KOASH), shpeshherë janё shoqёruar, jo vetёm me njohuri të cunguara dhe me pasaktësi, por edhe me shtrembërime të së vërtetës, paragjykime, denigrime, fyerje etj. Nёpёrmjet qëndrimeve tё tyre, ata kanë shprehur vrerin dhe ligësinë e tyre, duke fyer rëndë Komunitetin Ortodoks, kreun, klerikёt e këtij komuniteti si dhe të gjithë besimtarët që kontribuojnë në rimëkëmbjen dhe fuqizimin shpirtëror e institucional të Kishës. Rasti mё i fundit ishte intervista e z. Pёllumb Xhufi, njё person, i cili ёshtё i dalluar pёr frymёn e tij antiortodokse. Ai shpeshherё pёrsёrit vetveten, a thua nuk ka me se tё merret tjetër, duke kёrkuar tё marrё pёrsipёr tё bёjё “specialistin” edhe nё çёshtjet e teologjisё ortodokse. Por historia e zhvillimit tё Kishёs Ortodokse nuk ёshtё njё kronologji mortore si ato qё z. Xhufi ligjёron mbi varrin e ndonjë diktatori.

    Nё intervistёn e tij “rreket” tё na sqarojё historinё e zhvillimit tё Kishёs Ortodokse Autoqefale tё Shqipёrisё (KOASH) nё kёto 24 vjet tё ringritjes sё saj, pa ofruar asnjё argument mbi fakte tё dokumentuara siç e kёrkon shkenca e historisё. Intervista e tij nuk paraqet koherencё dhe as i përgjigjet realitetit tё kohёs sё sotme. Shkrime tё tilla i pёrshtaten vetёm kohёs sё regjimit dhe ky ёshtё njё trishtim i madh.

    Ai mohon ekzistencёn e ligjit qё rregullon marrёdhёniet midis shtetit dhe komuniteteve fetare. I kujtojmё se sipas Kushtetutёs sё Republikёs sё Shqipёrisё (viti 1998), bazuar në nenet 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1, shteti dhe komunitetet fetare kanё një marrëveshje reciproke që garantojnë lirinë dhe të drejtat. Kjo marrëveshje u miratua dhe ёshtё ratifikuar nga Parlamenti kur z. Xhufi ishte deputet (2005-2009, ligji nr.10057, shih Fletorja zyrtare, dt. 4 Shkurt 2009, fq.138-147). Ndër të tjera, marrёveshja thotë: “Shteti respekton Kishёn Ortodokse Autoqefale tё Shqipёrisё dhe njeh si përfaqësues të saj personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i kësaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e saj nga çdo person apo grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj”(Neni 5 pika 1). Gjithashtu “Shteti respekton pavarësinë e Kishёs Ortodokse Autoqefale tё Shqipёrisё për t’u organizuar, ushtruar veprimtaritë, për të administruar pasuritë që zotëron në bazë të parimeve, rregullave, traditave, kanoneve e statutit të saj” (Neni 10 pika 2) (Shih  Fletorja Zyrtare e Rep. së Shqip. Nr.7, 4 shkurt 2009, fq.138). A ёshtё kjo njё padituri e tij, apo kёrkon tё mashtrojё opinionin publik?

    Sipas z. Xhufi, Sinodi i Kishёs Ortodokse Autoqefale tё Shqipёrisё nuk duhet tё reagonte ndaj z. Fatos Klosi, i cili vendoste njё paralele midis njё institucioni siç ёshtё Kisha Ortodokse dhe njё grupi tё caktuar. Kushdo qё kupton pёrgjegjёsinё qytetare ndaj vendit dhe vlerave tё bashkёjetesёs, duhej tё dënonte deklarata tё tilla qё cenojnё këtë bashkëjetesë. Por, pёr z. Xhufi, ashtu si dhe pёr z. Klosi, ky grup nё krahasim me Kishёn Orthodokse nuk pёrbёn rrezik pёr Shqipёrinё. Sipas tyre, Evropa dhe bota shqetësohen mё kot pёr kёtё grup.

    Por, si mund tё bёsh krahasime midis Kishёs Ortodokse nё Shqipёri dhe njё grupi tё dёnuar edhe nga vetё Komuniteti pёrkatёs? Ndёrkohё qё raportet ndёrfetare dhe institucionale midis komuniteteve fetare janё tё shkëlqyera. Tё krahasosh një komunitet tё tёrё me njё grup dhe madje jashtё atij komuniteti, ёshtё e padrejtё si nga ana shkencore, por dhe nga ana shoqёrore dhe krijon premisa pёr njё pёrçarje nё kohezionin shoqёror dhe ekspozon rrezikun e bashkёjetesёs fetare dhe shoqёrore. Kjo formё e tё menduarit dhe tё shprehurit e z. Klosi, e paarsyetuar dhe qё mbështetet nga z. Xhufi, ёshtё njё propagandё e tipit tё sistemit komunist. Kërkon me patjetër të përziejë Kishën me aktivitete politike të brendshme apo të jashtme. Përpiqet të pёrziejё problematika të ndryshme të shoqërisë sonë me fqinjët, duke aluduar për Kishën Ortodokse si pjesë “e inskenimeve” të tensionimit dhe pёrçarjes. Aluzione sipas fantazisë së tyre “provokojnё rëndë”, duke përdorur një gjuhë tipike sektare për shpallje armiqësore të Ortodoksisё nё Shqipёri si rrezikun mё tё madh sot, ashtu si etërit e tyre dje. Madje edhe pse është sqaruar qartazi pozicioni i Kishës, përsëri tentativat për etiketime, akuza dhe madje kriminalizim të komunitetit ortodoks nuk mungojnë. Por, pёr tё gjitha kёto na lindin disa pyetje. Kur Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipёrisё ka nxitur njerёz, familje, gra dhe fёmijё tё largohen nga ky vend pёr ndonjё “luftё tё shenjtё”? Kur Kisha Ortodokse ka nxitur apo rekrutuar persona, familje etj, nёpёr vise luftërash nё zona tё nxehta tё konflikteve? Gjithashtu, tё pёrzieni KOASH-in me doktrina politike qё nuk kanё asgjё tё pёrbashkёt me tё, ёshtё njё mendim sa emocional, po aq dhe i pakultivuar, konfuz e çoroditës. Pёr tё ngritur vlerat e neootomanizmit dhe kjo ёshtё e drejta e tij, por ta justifikosh atё duke hedhur baltё mbi Kishёn Ortodokse ёshtё sa e padrejtё, po aq dhe keqdashёse dhe me pasoja të rënda jo vetëm për Kishën.

    Mosreagimi i Kishёs Ortodokse Autoqefale tё Shqipёrisё do tё vinte nё dyshim integritetin pёrballë besimtarёve, por edhe pёrballë gjithё qytetarёve, duke krijuar insinuata pёr veprime qё bien ndesh me vetё thelbin e saj dhe me vlerat e tolerancёs.

    Z. Xhufi pёrsёrit vetveten duke mohuar legjitimitetin e Kryepeshkopit tё saj, duke na folur pёr shkelje tё kanoneve dhe tё statuteve, por pa na përmendur asnjё kanon si dhe statutë konkrete. Kjo nuk ёshtё tjetёr veçse njё spekulim kur nuk referon argumente të bazuara. A tregon kjo pёrputhshmёri me shkencёn e historisё?

    Duam tё sqarojmё opinionin publik se rifitimi i lirisё fetare e gjeti Komunitetin Ortodoks pa njё peshkop dhe nё kёtё mёnyrё e kishte të pamundur ringritjen e strukturave dhe përfaqësimin në mënyrë kanonike e të barabartë me kishat e tjera simotra. Kjo situatë e krijuar kërkonte që të gjendej zgjidhje, e cila të ruante parimet kishtare, kanonet e saj, të cilat përbëjnë kushtetutën e pakontestueshme për të gjitha Kishat Orthodokse. Parimi themelor i Kishës Orthodokse është se: “Nuk ekziston kishë pa episkop” (Shën Ignati, shek.I-II, Shën Qipriani, shek.III, “De ecclesiae unitate” përcakton unitetin e kishës në personin e episkopit, “ku është episkopi, atje dhe Kisha”etj). Klerikët e mbetur nga persekutimi i egër ateist dhe laikët e devotshëm me njohuri kishtare, duke kuptuar situatën e krijuar nga mungesa e një peshkopi, por edhe mungesës së një kandidati pёr tё marrё pёrsipёr ringritjen e Kishёs sipas kanoneve kishtare dhe sipas traditës ortodokse, iu drejtuan Patriarkanës Ekumenike. Kjo kërkesë vinte jo vetëm si pasojë e mungesës së kandidatëve për peshkop, por edhe nga pamundësia për dorëzimin e një peshkopi, pasi sipas kanoneve të kishës, “dorëzimi i një episkopi duhet të bëhet të paktën me pjesëmarrjen e dy episkopëve kanonikë” (Kanoni I i Apostujve). Patriarkana Ekumenike me respekt dhe ndjeshmëri të veçantë për realitetin në Shqipëri ofroi zgjidhje konkrete. Më 24 Qershor 1992, Sinodi i Patriarkanës Ekumenike me unanimitet zgjodhi Fortlumturinë e tij, Anastasin, vendim me Nr. Prot. 938. Zgjedhja e tij në unanimitet plotësoi kushtin e kanoneve të shenjta (Kanoni IV i Sinodit I Ekumeni, Kanoni III i Sinodit të VII Ekumenik) pёr ekzistencёn e njё kishe.

    Padyshim qё ortodoksёt nё Shqipёri do tё kishin dashur njё qytetar tё saj. Por edhe pas pёrpjekjeve pёr tё gjetur nga diaspora shqiptare ndonjё kandidat të mundshёm (kujtojmё se sipas kanoneve tё Sinodeve Ekumenike, kryepeshkopёt dhe peshkopёt zgjidhen vetёm nga radhёt e klerit tё pamartuar), askush nuk merrte pёrsipёr njё vepёr tё tillё Kryqi.

    Kujtojmё se Prof. Dr. Anastas Janullatos deri para ardhjes nё Shqipёri, ndodhej nё Afrikёn Lindore si peshkop aktiv i ngritjes sё Kishave Orthodokse tё Kenias, Ugandёs dhe Tanzanisё, ishte i njohur dhe i pranuar nga tё gjitha kishat ortodokse dhe jo vetёm. Si rrjedhim, zgjedhja e tij nuk kishte tё bёnte aspak me kritere nacionaliste, por si personi mё i përshtatshëm nga bota ortodokse qё kishte eksperiencёn e duhur nё misionet apostolike dhe nё formimin e kishave tё reja.

    Miratimi unanim prej Sinodit të Patriarkanës Ekumenike dhe ratifikimi i marrëveshjes midis shtetit dhe Kishёs Orthodokse (ligji, nr.10057) sipas Kushtetutës, janë dëshmi të qarta të legjitimitetit të tij. Gjithashtu, zgjedhjen e njё Kryepeshkopi kanonik e tregojnё letrat paqёsore qё shkëmbehen midis Kishave Ortodokse tё botёs, tё cilat njohёn menjёherё Kryepeshkopin e zgjedhur unanimisht tё KOASH-it. Paskan gabuar gjithë institucionet kishtare nё mbarё botёn dhe primatët e Kishave Orthodokse Autoqefale me konfirmimin e zgjedhjes së Kryepeshkopit të Shqipërisë!? Vetёm z. Xhufi ka tё drejtё!? Kjo do tё thotё tё fyesh inteligjencёn e tё krishterёve nё Shqipёri dhe nё mbarё botёn. Tё vёsh nё pikёpyetje legjitimitetin e institucioneve qё zgjodhёn dhe ato qё aprovuan legjitimitetin e tij pa asnjё argument, nuk ёshtё veçse njё marrёzi. Mund tё konsiderohej ilegjitime, por vetёm nё bazё tё legjislacionit tё sistemit komunist qё ju ndoshta keni nostalgji.

    Procesi i ringjalljes sё KOASH-së kishte nevojё tё domosdoshme plotësimin organizativ tё saj, kryepeshkopi dhe peshkopёt-Sinodi i Shenjtё- atribute tё pandara të çdo Kishe Ortodokse Autoqefale.

    Ringritja e saj sot është një realitet, që është i vlerësuar jo vetëm në Shqipëri, por nga e gjithë bota orthodokse, kishat e krishtera brenda dhe jashtë vendit, si dhe nga institucionet më të larta laike europiane dhe botërore.

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipёrisё ёshtё njё institucion i pavarur sipas Kanoneve tё Shenjta dhe drejtohet nga Sinodi i Shenjtë si organi më i lartë, anëtarët e tё cilit për herë të parë themeluan atё në vitin 1998 dhe sot përbëhet nga tetë peshkopë. Kryepeshkopi qё nё fillim i dha një rëndësi të madhe shkollimit të klerit në Shqipëri duke themeluar Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Sh. Vlash, Durrës, që në vitin 1992. Në këtë institucion arsimor të lartë fetar në Shqipëri, janë formuar teologjikisht, moralisht dhe shpirtërisht të gjithë kuadrot e saj duke përmirësuar vazhdimisht nivelin dhe përfaqësimin e saj (150 klerikё, tё gjithё nёnshtetas tё Republikёs sё Shqipёrisё). Qёllimi i kёtij institucioni qё prej fillimit ishte pёrgatitja e kuadrove brenda vendit pёr tё kultivuar ndjenjёn e respektit pёr fenё dhe pёr kombin dhe kёtё e shpreh me kremtimet e saj nё festat kombёtare duke vlerёsuar sakrificat e martirёve tё saj pёr fe dhe pёr atdhe dhe duke theksuar ruajtjen e unitetit brenda saj dhe shoqërisё.

    Ajo ushtron rolin e saj në përputhje me Kushtetutën e vitit 1998 dhe siç përcaktohet nga marrëveshja midis Shtetit dhe Kishës Orthodokse (ligji, nr.10057), qё cituam mё lart, pavarësisht shantazheve nga qarqe, apo individë të caktuar. Tё gjitha komunitetet fetare nё Shqipёri njohin dhe kanё marrёdhёnie me Kishёn Ortodokse nё Shqipёri, udhёhequr prej Fortlumturisё sё Tij Anastasit, qё gёzon respektin e tyre.

    Gjithashtu Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipёrisё ёshtё anëtare me të drejta të plota në organizmat më të rëndësishëm ndërkristianë dhe ndërfetarë në botë, anëtare e Këshillit Europian të Kishave – CEC, (që nga viti 1992, një organizëm ku Kryepeshkopi ofroi shërbimin e tij si zëvendës-president 2003-2009); anëtare e Këshillit Botëror të Kishave -WCC, (që nga viti 1994 dhe vetë primati i KOASH-it ishte një ndër presidentët e tij, 2006-2013).

    Kisha Ortodokse nё Shqipёri, duke zhvilluar mё tej respektin e ndёrsjelltё tё bashkëpunimit reciprok nё ecurinё paqёsore dhe nё progresin e vendit, ka luajtur njё rol edhe nё krijimin e Kёshillit Ndёrfetar tё Shqipёrisё (Shkurt 2007), i mbështetur dhe nga World Conference of Religions for Peace – WCRP -, (Kryepeshkopi Anastas ёshtё president nderi pёr dy mandate radhazi), duke promovuar bashkekzistencёn fetare nё organizmin mё tё fuqishёm ndёrfetar nё botё.

    Kontributi nё organizmat e ndryshёm i ka rritur reputacionin KOASH-it, por edhe ka prezantuar imazhin e Shqipёrisё, duke përcjellё njё imazh pozitiv tё Shqipёrisё nё arenёn ndёrkombёtare, duke lartёsuar dinjitetin e saj pas dekadave tё tёra izolimi prej regjimit. Pjesёmarrja e saj nё organizmat dhe aktivitetet ndёrkombёtare ёshtё shprehje e qartё se integrimi i vendit dhe shoqёrisё shqiptare nuk kufizohet nё njё shtet tё veçantё.

    Vepra e Kryepeshkopit Anastas dhe e Kishёs Ortodokse ёshtё e pranueshme gjerёsisht. Pёr kontributin e tij dhe shёrbimet e ndryshme si brenda vendit, ashtu edhe nё rajonin e Ballkanit e mё gjerё, dhe ёshtё vlerёsuar me shumё çmime. Kujtojmё çmimin, dhёnё nga ish-presidenti i Republikёs, z.Bamir Topi dhe çmimin “Pro Humanitate” nga fondacioni «Pro Europa» pёr vitin 2001 pёr kontributin e paqes nё rajonin e Ballkanit. Mrekullia e ringritjes sё saj është një fakt dhe zhurmat e disave tregojnë se janë në grahmat e fundit përpëlitëse tё hijes mortale të ideologjisë qё i formoi. Kjo mrekulli nuk mund të venitet nga legjenda urbane, shkrime tendencioze, fantazi dhe fobi sipas stilit dhe tipit komunist, që shpikte armiq kudo dhe ngado duke bunkerizuar vendin dhe mendjet.

 

    Dhimitёr Qosja & Thoma Çomëni
    pedagogё në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës.