Veprimtari e Komisionit Evropian
Solidaritet ndërmjet brezave për kapërcimin e krizës
– Merr pjesë Kryepiskopi Anastas, i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë –
    Të enjten, 12 korrik, në mjediset e Kryesisë së Komisionit Evropian, në Bruksel, do të zhvillohet takimi “Solidariteti ndërmjet brezave: duke përcaktuar parametrat për Shoqërinë Evropiane të së ardhmes”.  Komisioni Evropian e ka shpallur vitin 2012 “ Viti Evropian për një pleqëri aktive dhe solidaritetin midis brezave.”
    Në këtë kuadër një rol shumë të rëndësishëm kanë edhe besimet fetare, ndaj ky takim do të bashkojë disa nga udhëheqësit më të shquar fetarë evropianë, orthodhoksë, katolikë, protestantë, myslimanë dhe hebrenj, me përfaqësuesit e niveleve më të larta të Bashkimit Evropian, si Herman van Rompui, President i Këshillit të Evropës, Jose Manuel Barroso, President i Komisionit Evropian etj.
    Me ftesë të veçantë nga Presidenti Barroso, në këtë takim është ftuar të marrë pjesë si një ndër lektorët kryesorë Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.

Tiranë, 12 korrik, 2012