Evidentimi dhe Promovimi i vlerave të harmonisë fetare në Shqipëri», një projekt që do të zgjasë edhe 1 vit e gjysëm dhe do të zbatohet nga World Learning për zhvillim Ndërkombëtar (një organizatë jo qeveritare në Shtetet e Bashkuara). Ky projekt është financuar nga USAID (agjencia për zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara).
Projekti është i pari për kampin ndërfetar shqiptar në Vlorë, i cili u zhvillua në datat 10-16 korrik 2005. Projekti synonte qëllime mjaft të rëndësishme: mbështetjen e mirëkuptimit dhe tolerancës fetare që ekziston në Shqipëri si edhe ruajtjen e harmonisë midis komuniteteve.
Ky projekt përfshin në këtë aktivitet disa rrethe si: Shkodrën, Lezhën, Elbasanin, Librazhdin, Durrësin, Kavajën dhe Tiranën.
Hotel “Konomi”, në Vlorë, priti pjesëmarrësit e kampingut më datë 10 korrik dhe aty organizatori i këtij aktiviteti Z. Virgjil Kule prezantoi programin dhe i uroi mirëseardhjen të gjithë të ftuarve.
Aktiviteti do të përfshinte në vetvete tema dhe diskutime nga profesorë të ndryshëm të Universitetit të Tiranës dhe Vlorës. Përveç temave të mbajtura nga pedagogë të ndryshëm, në datë 14 korrik ishin të ftuar në kamp disa përfaqësues të komuniteteve fetare. Përfaqësues për Kishën Orthodhokse ishte atë Kristo Sharko, i cili përshëndeti aktivitetin dhe theksoi rolin e bashkëpunimit dhe harmonisë që duhet të ekzistojë midis komuniteteve fetare. Referuan edhe përfaqësuesit e tjerë të fesë katolike, myslimane dhe bektashi.
Aktiviteti pati në programin e saj edhe një ditë ekskursioni ku të gjithë pjesëmarrësit në kamp vizituan kishën “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Manastirin e Zvërnecit, ku po zhvillohej periudha e dytë e kampit të djemve. Pjesëtarët e këtij aktiviteti takuan dhe biseduan me kampistët e Zvërnecit, duke vërtetuar edhe njëherë harmoninë ndërfetare, që ekziston në vendin tonë.
Kampi përfundoi me një mbrëmje festive dhe lutje falënderimi drejtuar Perëndisë për bekimet që kishte dhuruar. Të gjithë u larguan nga Vlora, duke u përshëndetur në mënyrë mjaft miqësore me njëri-tjetrin pavarësisht nga përkatësia fetare tyre dhe të sigurtë që kjo harmoni do të ekzistojë edhe në të ardhmen në vendin tonë.
Grupi i të rinjve orthodhoksë:
Joan Meni, Aleksia Dervishi,
Joan Sholla, Maria Meni,
Andrea Cauli, Leonora Bezhani,
Amarildo Mullizi, Endrit Çipi,
Stefan Sharko.
Joan Sholla, Maria Meni,
Andrea Cauli, Leonora Bezhani,
Amarildo Mullizi, Endrit Çipi,
Stefan Sharko.