Java e Martesës 7 – 14 Shkurt

    Martesa është thesar, ajo është në qendër të çdo kulture dhe çdo kombi. Martesat e forta janë themeli për familje të forta, dhe familje të forta janë shtyllat e një shoqërie të shëndetshme. Java e Martesës është një lëvizje ndërkombëtare në rritje, e përhapur në 25 vende duke përfshirë edhe Shqipërinë.  Duke ditur rëndësinë e madhe të martesës dhe familjes, Kisha Orthodhokse së bashku me të gjitha komunitetet e tjera të Krishtera në Shqipëri, gjatë kësaj jave do të organizojë një sërë aktivitetesh.


•    Do të organizohet takim rinor të shtunën më 9 Shkurt 2013, në shë Vlash, Durrës. Nisja do të jetë në orën 9:00 nga Kisha e Ungjillëzimit tek Rruga e Kavajës në Tiranë.


Ky aktivitet do të ketë një program mjaft të pasur dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë edhe më shumë mbi rëndësinë e martesës së shëndetshme dhe rëndësinë që Perëndia i jep asaj. Ju mund të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në 0694616300.


•    Me datë 10 Shkurt të 2013, pas Liturgjisë Hyjnore, tek Qendra Kulturore e Katedrales Ngjallja, do të zhvillohet aktiviteti “Martesa art dhe mister”. Çiftet janë të ftuar të marrin pjesë së bashku me fëmijët e tyre. Fëmijët do të kenë mundësinë të argëtohen gjithashtu në një aktivitet të përgatitur enkas për ata.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me sms në numrin 0684091434.


•    Në qytetin e Durrësit në kuadër të Javës së Martesës, Liturgjia Hyjnore e së dielës do t’i kushtohet martesës dhe familjes. Pas Liturgjisë do të zhvillohet një takim me + Hirësi Nikollën. Jeni të ftuar të gjithë që si një familje e madhe të lavdërojmë Zotin Krisht duke kujtuar dhe vlerësuar rëndësinë e martesës.

Buletini i Javës së Martesës


     Buletini i Javës së Martesës është një punë e përbashkët e përfaqësuesve të komuniteteve të krishtera në Shqipëri. Ky buletin ka gjëra mjaft interesante për të lexuar mbi martesën dhe rëndësinë e saj. Për më tepër:  – Buletini i Javës së Martesës

     Për më tepër informacion vizitoni faqen e internetit: www.martesadhefamilja.org