Të mërkurën më dt. 13 tetor, në ambjentet e Galerisë së Arteve në Tiranë u hap “Ekspozita e Ikonografisë” me ikona të gjetura dhe të dëshmuara në territorin shqiptar të shekujve XIV-XX. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim edhe me muzeun historik të Beratit dhe atë të Korçës, e mbështetën plotësisht këtë projekt: “Ekspozita Ikonografiikë – shekujt XIV-XX”.  

    Nga komuniteti I Krishterë Orthodhoks merrnin pjesë Kryepiskopi i Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imazot Anastasi, Arkimandrit Justin Anthimiadhi, Arkimandrit Kozmai , Dhjakon Anastasi, intelektualë, dhe të rinj aktivistë pranë KOASH. Ekspozitën e hapi drejtori i GKA z.Rubens Shima. Z.Aldo Bumçi , Ministër i Kulturës, në fjalën e tij përshëndetëse për të pranishmit ndër të tjera cilësoi: “Ikonat janë një trashëgimi e mrekullueshme, një pasuri e madhe, të cilën ne po e përdorim për të prezantuar vlerat e Shqipërisë, në ekspozita që janë hapur aktualisht në Romë dhe në Moskë”.

    Gjithashtu Ministri i Kulturës Bumçi falenderoi edhe përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse, të cilët bashkë më Ministrinë, por edhe në mënyrë të pavarur kanë ndihmuar në restaurimin e Kishave të vjetra, ikonave dhe shprehu mirënjohjen ndaj Kryepiskopit Anastas  për këtë vepër të fuqishme dhe këtë ndihmë të madhe. Ekspozita Ikonografike , shekujt XIV-XX do të qëndrojë e hapurn ne GKA deri në dt. 29 nëntor.     
Julia Lila